• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“STUHI POLITIKE NË SHQIPËRI”/ Mediat e huaja jehonë përjashtimit të Sali Berishës nga PD
Home
Politikë

“STUHI POLITIKE NË SHQIPËRI”/ Mediat e huaja jehonë përjashtimit të Sali Berishës nga PD

12 January, 2022 s.autor Politikë

Shkarkimi i Sali Berishës përgjithmonë nga Partia Demokratike ka bërë jehonë në mediat e huaja. Sot disa nga mediat kryesore në Greqi, shkruajnë për shkarkimin e Berishës duke e cilësuar si një “stuhi” politike në Partinë Demokratike shqiptare.

Partia Demokratike e Shqipërisë njoftoi të martën se kishte shkarkuar bashkëthemeluesin e saj , ish-presidentin dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, pas një konflikti të ashpër brenda partisë. Kjo u pasua nga një mbledhje maratonë e bordit ekzekutiv të Partisë Demokratike, e cila përfundoi mëngjesin e së martës. Tetë drejtues të tjerë, të cilët, si zoti Berisha,  vunë në dyshim legjitimitetin e kryetarit aktual të partisë, Lulzim Basha, janë përjashtuar gjithashtu nga partia.

Përplasja e hapur mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës u përshkallëzua të shtunën, kur mijëra mbështetës të këtij të fundit sulmuan zyrat e Partisë Demokratike. Megjithatë, ata nuk mundën të hynin në zyrat e mbyllura të Bashës. Nga kjo protestë shpërthyen incidente të shumta dhe policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit e dhunshëm.

Sali Berisha ka më shumë se njëzet vjet në skenën politike shqiptare. Ai ishte kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013. Kritikët e tij e akuzojnë për korrupsion dhe nepotizëm, si dhe për mashtrim të hapur elektoral. Gjatë presidencës së tij (1992-1997), ai u akuzua se ndihmoi në krijimin e një atmosfere lufte civile në vend.

Lulzim Basha mori kryesimin e Partisë Demokratike në vitin 2013, pasi Sali Berisha dha dorëheqjen pasi pësoi një humbje të rëndë elektorale atë vit.

Në shtator, Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i partisë me një vendim të  Bashës. Në fillim të vitit të kaluar, qeveria amerikane njoftoi se i kishte ndaluar politikanit veteran hyrjen në territorin amerikan , për shkak të akuzave për korrupsion ndaj tij. Kjo ishte edhe një nga arsyet pse Basha vendosi të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar. Ndërkohë kjo solli një përplasje të ashpër në Partinë Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DONALDI DHE BEATRIX NDAHEN/ Aktori: Nuk jam robot ja q**** r***. Mendoj se duhet të jesh vetëm
Previous article EKZEKUTOI ISH-AGJENTIN E POLICISË SË ELBASANIT/ Arrestohet në Gjermani shqiptari i shumëkërkuar, ekstradohet në Shqipëri (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT