• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIUESIT ITALIANË NGRENË ALARMIN: Bolonja rrezikon të fundoset
Home
Nderkombetare

STUDIUESIT ITALIANË NGRENË ALARMIN: Bolonja rrezikon të fundoset

15 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Bolonja, një nga qytetet në veri të Italisë po përballet me një fenomen shqetësues që deri më tani ishte kryesisht i njohur në Holandë: fundosja graduale e tokës.

Fenomeni i rrëshqitjes po rritet vazhdimisht në zonën e Bolonjës, ku për shkaqe natyrore, por mbi të gjitha nga faktorë të lidhur me ndikimin e aktiviteteve njerëzore, toka po fundoset shumë shpejt, në disa raste me një ritëm mbi 2 centimetra në vit, duke rritur edhe rrezikun e përmbytjeve.

Sipas studiuesve, faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë fenomen janë ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet njerëzore, në veçanti shfrytëzimi i tepruar i ujërave nëntokësore, që çon në tharjen e shtresave të argjilës. Në disa raste, toka në zonën e Bolonjës është fundosur me deri në 3 metra gjatë dekadave të fundit.Sipas ekspertëve kjo mund të ketë pasoja të rënda në aspektin mjedisor, urbanistik dhe ekonomik.

Alarmi është ngritur nga Giovanni Martinelli, studiues në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, dhe Andrea Dadomo, gjeolog, gjatë një konference të organizuar nga Confindustria Emilia-Romagna, me fokus menaxhimin e burimeve ujore.

Ekspertët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente për një plan të menjëhershëm investimesh infrastrukturore për të mbrojtur jo vetëm popullsinë, por edhe aktivitetin ekonomik të rajonit.

Fenomeni i fundosjes rrit ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve, një problem që është bërë gjithnjë e më i shpeshtë në Emilia-Romagna. Alternimi i thatësirave ekstreme me reshje intensive e bën sistemin ujor gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E TURISTES BRITANIKE/ Gjykata e Sarandës kthen për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës
Previous article VOTUESI I PARË NGA DIASPORA MERR FLETËN E VOTIMIT/ Reagon Rama: Ne mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve të ngjisin flamurin tone në BE

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit Botë

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit Botë

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur Botë

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT