• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Studiuesi tregon SHIFRAT e ushtarëve të rënë në luftën Italo-Greke: Pretendohet për 13 mijë, por janë…
Home
Sociale

Studiuesi tregon SHIFRAT e ushtarëve të rënë në luftën Italo-Greke: Pretendohet për 13 mijë, por janë…

23 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Studiuesi Kastriot Dervishi, ka reaguar në lidhje me luftën Italo-Greke duke e sjellë në kontekst të debatit ë fundit për ushtarët e vrarë në këtë luftë.

Me anë të një statusi në Facebook, Dervishi shkruan se trupat e ushtarëve italianë të rënë në këtë luftë janë tërhequr në vitin 1958 me anë të një marrëveshjeje mes dy shteteve.

 Ndërsa për ushtarët grek Dervishi shkruan: “Pretendimi i Greqisë ka qenë për kërkimin e 12-13 mijë ushtarëve të vrarë ose të ngrirë në Shqipëri. Referuar identifikimit të vitit 1985, zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë Komunale raportuan ekzistencën e 2.251 varreve të ushtarëve grekë në Shqipëri.”

Postimi i plotë i Dervishit

Italianët dhe grekët e Luftës Italo-Greke

Lufta Italo-Greke u zhvillua në tetor 1940 deri në prill 1941. Nisi si agresion i Italisë ndaj shtetit grek dhe përfundoi me ndërhyrjen gjermane në Ballkan. Për një kohë jo të vogël (14 nëntor 1940-26 mars 1941) ajo u zhvillua brenda territorit shqiptar, në të cilin vepruan 15 divizione greke dhe 27 divizione italiane.

Italianët i zhvarrosën dhe më pas tërhoqën eshtrat e ushtarëve të tyre në vitet 1958-1960, pas marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë të datës 22.11.1957. Pala italiane caktoi në delegacionin e vet gjeneralin në rezervë Domenico Bandini, kapitenin Giovani Sinici dhe priftërinjtë Don Bertozi dhe Don Morrezo, të cilët erdhën më 15.2.1958. Gjenerali italian, më parë kishte shërbyer në Shqipëri në vitet 1929-1938 në shkollën e artilerisë.

Çështja e ushtarëve grekë ngeli e zgjatur në kohë, për shkak të politikave jo të qarta të shtetit komunist shqiptar, i cili mund ta kishte mbyllur përfundimisht duke iu përgjigjur kërkesës së parë të Greqisë për tërheqjen e plotë të tyre. Pretendimi i Greqisë ka qenë për kërkimin e 12-13 mijë ushtarëve të vrarë ose të ngrirë në Shqipëri. Referuar identifikimit të vitit 1985, zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë Komunale raportuan ekzistencën e 2.251 varreve të ushtarëve grekë në Shqipëri. Siç edhe shihet, midis asaj që është identifikuar në terren dhe asaj që pretendohet, ka luhatje të mëdha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në autobuzat e Tiranës e ndjen veten si "peshk konserve"/ Shikoni çfarë ndodh (VIDEO)
Previous article Numri 7 është kthyer në "mallkim" te United, Sanchez pritet që të kthejë shkëlqimin e "yjeve" të dikurshëm

F.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës Aktualitet

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz Aktualitet

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT