Një organ i ri është zbuluar në trupin e njeriut. Studiuesit thonë se ky zbulim mund t’i ndihmojë të kuptojnë kancerin dhe sëmundje të tjera.
Studimi i publikuar në revistën “Scientific Reports” flet për një organ të përbërë nga një rrjet indesh dhe dhe kanale të mbushura me lëngje, me një strukturë dhe funksion të mirëfilltë si zemra ose mëlçia.
Më shumë se 2/3 e trupit të njeriut është ujë dhe shumica e këtij të fundit gjendet brenda qelizave. Pjesa tjetër e lëngjeve, rreth 20% është interstitial, një fjalë që vjen nga latinishtja dhe ka kuptimin i ndërvendosur.
Këto lëngje dhe indet që i lidhin quhen interstituim dhe gjenden nën lëkurë dhe në sistemin tretës, atë të frymëmarrjes dhe atë urinar.
Studime të tjera do të përcaktojnë nëse interstitium-i është një organ që funksionon si i veçantë.
Por studimi i tij mund të ndihmojë në diagnostikimin dhe gjurmimin e përhapjes së tumoreve dhe sëmundjeve të tjera. Lëngjet interstitiale janë burim për limfën, në të cilën gjenden qelizat e bardha të gjakut, të cilat luftojnë infeksionet dhe sëmundjet


