• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Zbulohen 5 faktorë gjenetikë të lidhur me formën e rëndë të Covid
Home
Nderkombetare

STUDIMI/ Zbulohen 5 faktorë gjenetikë të lidhur me formën e rëndë të Covid

28 March, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Pesë faktorë gjenetikë të lidhur me formën më të rëndë të Covid-19, janë zbuluar në Itali. I publikuar në revistën “iScience”, rezultati hap rrugën për teste të reja gjenetike që mund të parashikojnë nëse sëmundja do të ketë një ecuri serioze.

Pesë faktorët gjenetikë, janë mutacione që ndryshojnë funksionimin e dy gjeneve, të quajtur “TMPRSS2” dhe “MX1” dhe u identifikuan nga kërkimi i kryer nga grupi i “Ceinge-Biotecnologie”  të Napolit, të udhëhequr nga Mario Capasso dhe Achille Iolascon, profesorë të Gjenetikës Mjekësore në Universitetin ‘Federico II’ në Napoli. Tani është e mundur të kompletohet pamja e shkaqeve në origjinën e formave të rënda.

Faktorët e rrezikut të njohur deri më tani, domethënë mosha e avancuar, seksi mashkullor dhe sëmundjet shoqëruese, nuk e shpjeguan plotësisht spektrin e gjerë të manifestimeve klinike të sëmundjes të shkaktuar nga virusi SarsCoV2.

Që prej një viti, i njëjti grup kërkimor, kishte hipotezuar rolin e faktorëve gjenetikë në zhvillimin e një forme më agresive të Covid-19.

Konfirmimi tani ka mbërritur, me analizën e të dhënave gjenetike të mbledhura nga mbi 1.7 milionë qytetarë evropianë dhe të arritshëm falë bashkëpunimit ndërkombëtar me konsorciumin ‘Covid-19 Host Genetics Initiative’, i cili përfshin 143 qendra kërkimore në të gjithë botën.

Nga 1.7 milionë të dhëna gjenetike të analizuara në kërkimin italian, një milion kishin të bënin me njerëz të shëndetshëm dhe mbi 7,000 me subjekte pozitive, të shtruar në spital, sepse kishin zhvilluar një formë të rëndë të sëmundjes.

Analiza gjenetike, bëri të mundur identifikimin në kromozomin 21 të karakteristikave të zakonshme për rastet e rënda dhe në këtë mënyrë mund të sjellë identifikimin e pesë mutacioneve të lidhura me formën e rëndë të Covid-19.

“Ky studim, hedh bazat për zhvillimin e testeve të reja gjenetike, që na lejojnë të parashikojmë se cilët subjekte janë në rrezik të lartë të zhvillimit të manifestimeve të rënda klinike të Covid-19”, – vëren Capasso.

Për studiuesin, për më tepër, “një forcë e këtij studimi, qëndron në faktin se ne kemi përdorur teknika llogaritëse të krijuara ‘ad hoc’ për të studiuar një sasi kaq të madhe të të dhënave gjenomike”.

Sipas Iolascon, “dy gjenet (TMPRSS2 dhe MX1) të gjetura më shpesh në mutacionet e grupit të rëndë të pacientëve, mund të jenë objektiva potencialë terapeutikë”.

“Ansa”-“Si”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI TË TË VEPROJNË TË MOSHUARIT QË NUK NJOHIN MJEKUN E FAMILJES? Cami sqaron qytetarët: Telefononi në këtë numër
Previous article "VENDOSNI DISA KARRIGE JASHTË"/ Rama inspekton procesin e vaksinimit tek sheshi "Skënderbej". Ja çfarë i thotë një e moshuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT