• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI SHPRESDHËNËS/ Personat që kanë kaluar Covid-19 me simptoma të lehta mund të kenë imunitet të përhershëm
Home
Nderkombetare

STUDIMI SHPRESDHËNËS/ Personat që kanë kaluar Covid-19 me simptoma të lehta mund të kenë imunitet të përhershëm

26 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një studim i kryer nga Universiteti i Uashingtonit në St Louis ka dalë në përfundimin se personat që e kanë kaluar koronavirusin me simptoma të lehta kanë antitrupa gati një vit pas shërimit.

Ky studim rrëzon pretendimet e mëparshme, sipas të cilave antitrupat mund të largoheshin në një periudhë më të shkurtër kohe. Studimi ka dalë në përfundimin se qelizat imune në palcën e kockave vijojnë të krijojnë antitrupa edhe pas rënies së nivelit të antitrupave në gjak.

Rezultatet tregojnë se pacientët kishin antitrupa deri në 11 muaj pasi kishin kaluar Covid-19, ekipi që mori pjesë në studim tha se antitrupat mund të qëndrojnë edhe për të gjithë jetën te këta pacientë.

“Vjeshtën e kaluar, pati raportime se antitrupat ndaj koronavirusit mund të largoheshin në një periudhë të shkurtër pas infektimit. Megjithatë, ky ka qenë një keqinterpretim i të dhënave. Niveli i antitrupave ulet, por nuk zbresin në zero, ata qëndrojnë inaktivë.

Ne zbuluam qeliza që prodhojnë antitrupa edhe 11 muaj pas simptomave të para. Këto qeliza do të jenë aktive dhe do të prodhojnë antitrupa gjatë gjithë jetës. Kjo është një provë e fortë për një imunitet afatgjatë”, u shpreh Doktor Ali Ellebedy, autori kryesor i këtij studimi, i cili u publikua në revistën “Nature”.

77 ishin personat që u studiuan. Kryesisht, ata ishin me simptoma të lehta, ndërsa vetëm 6 prej tyre ishin shtruar në spital. Atyre ju morën mostrat e gjakut çdo 3 muaj. Në muajt e parë, niveli i antitrupave u ul, megjithatë ato nuk u zhdukën, por u bënë inaktive.

Shkencëtarët zbuluan qelizat imune deri në 11 muaj pasi pacienti ishte infektuar. Ndërkohë, 18 personave iu mor palca e kockave 8 muaj pas infektimit, ndërsa 5 të tjerë dhanë mostra edhe 4 muaj më vonë. Mostrat u krahasuan me ato të marra nga 11 persona që nuk ishin infektuar me koronavirus.

Rezultatet treguan se 15 pacientë kishin qeliza në palcë që prodhonin antitrupa edhe 11 muaj pas infektimit me Covid-19. Ndërkohë, asnjëri nga 11 personat që nuk ishin infektuar nuk kishte qeliza imune.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERSPEKTIVA EUROPIANE DHE HAPJA E NEGOCIATAVE/ Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth vizitë dyditore në Shqipëri
Previous article "SHQIPËRIA BUZËQESH"/ 12.621 vaksinime sot në vend, në total që nga fillimi i fushatës janë kryer...

Delo.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT