Ekspertët kanë frikë se fëmijët që kontaktojnë me Covid-19, mund të përfundojnë duke vuajtur probleme shëndetësore afatgjata.
Vetëm në Angli rreth 74,000 fëmijë tashmë kanë Covid të gjatë. Simptomat përfshijnë dhimbje koke, lodhje, mjegull në tru, dhimbje muskulore, kriza dhe madje edhe paralizë.
Shumica dërrmuese e fëmijëve që kapin Covid nuk pësojnë simptoma ose efekte afatgjata.
Një nënë, Nichola Careless, tha se djali i saj 12-vjeçar, Mani ishte paralizuar pasi mori Covid-19 në shtator.
Charlie Mountford-Hill thotë se pesë fëmijët e saj pësuan dhimbje në zemër, probleme me frymëmarrjen, skuqje, gjakderdhje hunde dhe ulçera në gojë dhe “nuk ishin të njëjtët fëmijë” më.
Ekspertët duan një program vaksinash për fëmijët dhe masa të reja në shkolla kur nxënësit të kthehen në Mars në Angli.
Një studim nga Zyra për Statistikat Kombëtare zbuloi se 15% e 12-16 vjeçarëve dhe 13% e atyre të moshës 2 deri 11 vjeç, ende kanë simptoma pesë javë pas një testi pozitiv Covid.
Pothuajse 500,000 fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar dihet se kanë pasur Covid dhe rreth 74,000 prej tyre kanë kaluar një koronavirus të gjatë.
Anthony Costello, një pediatër dhe ish-drejtor në OBSH, tha se “situata është shqetësuese” dhe gjysma e fëmijëve mund të zhvillojnë Covid nëse nuk vaksinohen.
Ai tha: “Janë 19 milion fëmijë. Nëse i lëmë ata të qëndrojnë të pa vaksinuar dhe gjysma e tyre të infektohen, kjo është nëntë milion e gjysmë. Nëse 15% kanë simptoma të zgjatura që mund të nënkuptojnë 1.3-1.5 milion.”
Sammie Macfarland, e fushatës “Long Covid Kids”, tha se fëmijët me imunitet më të dobët kishin simtoma të zgjatura nga koronavirusi.
Ajo tha “Ka 1,200 anëtarë të grupit tonë dhe 76% e fëmijëve nuk janë mirë nga vala e parë, por prindërit nuk merren seriozisht. Atyre u thuhet se fëmijët e tyre kanë ankth, po imitojnë simptomat.”
Shkaku është i paqartë, por shkencëtarët kanë zbuluar se disa pacientë kanë antitrupa që sulmojnë indet e tyre.
Gabriel Scally, profesor vizitues i shëndetit publik në Universitetin e Bristol, i kërkoi qeverisë të fillojë vaksinimin nën 18 vjeç për të mbrojtur trurin dhe trupat e tyre “ende në zhvillim”.
Departamenti i Shëndetësisë tha se klinikat e reja të specializuara NHS do të ndihmonin fëmijët që vuajnë “implikimet shëndetësore afatgjata të këtij virusi”.
Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm tha se kujdesi për fëmijët merret “shumë seriozisht”.
Ekspertët në shëndetin e fëmijëve kanë paralajmëruar ankthin, vetë-dëmtimin dhe mendimet vetëvrasëse janë në “nivele të frikshme” midis fëmijëve.