• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GJOBË” 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim
Home
Breaking News

“GJOBË” 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim

3 September, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një grup personash dyshohet se i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh pronarit të një hoteli në Radhimë dhe e kanë kërcënuar se duhet të largohej nga Shqipëria brenda 48 orësh. Policia ka arrestuar 5 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, drejtues Edvin Ndreu, bëri me dije se ngjarja u raportua rreth orës 11:30, kur pronari i hotelit, shtetasi Vasil Bedinaj, njoftoi policinë se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri nga disa persona.

Menjëherë pas njoftimit, policia ngriti pika kontrolli në hyrje-daljet e Vlorës, në Dhërmi, si dhe në qarqet Fier e Gjirokastër. Paralelisht u ngrit një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës.

Rreth orës 12:00, në një pikë kontrolli në Rrethin e Alikokës, një automjet tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe vijoi lëvizjen në drejtim të fshatit Peshkëpi.

Gjatë ndjekjes, automjeti doli nga rruga në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë dhe përplasi barrierat mbrojtëse. Në makinë ndodheshin Luan Muça, drejtuesi i automjetit, dhe vëllezërit Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”.

Si pasojë e aksidentit, Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj mbetën të dëmtuar dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë dhe një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Ndërkohë, rreth orës 13:00, shërbimet e Policisë së Fierit ndaluan në zonën e Mbikalimit të Memorialit një tjetër automjet të shpallur në kërkim, me drejtues shtetasin kosovar Blerim Heta.

Në automjet u konstatuan dëmtime në xhamin e pasagjerit, të dyshuara si të shkaktuara me armë zjarri. Brenda tij u gjetën edhe tre fishekë pistolete.

Rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, pranë fshatit Kaninë, u gjet duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Luan Muça, së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të Vasil Bedinajt. Ata dyshohet se, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë kërkuar pronarit 5 milionë euro dhe e kanë kërcënuar se duhet të largohej nga Shqipëria brenda 48 orësh.

Policia thotë gjithashtu se shtetasi Angjelo Breshani ka shkuar te automjeti i Vasil Bedinajt, ka marrë armën e zjarrit që pronari e posedonte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.

Në përfundim të veprimeve, policia ka arrestuar në flagrancë:

Ndërkohë, 6 persona të tjerë dhe 4 automjete janë shpallur në kërkim.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPRIÇOT E MOTIT/ Gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi
Previous article ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

s.autor

Postime të ngjashme

KAPRIÇOT E MOTIT/ Gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj Aktualitet

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT