Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se mënyra se si ecni ndoshta mund të parashikojë vdekjen tuaj. Një studim i ri ka treguar se matjet e marra me sensorë të lëvizjes së dorës mund të përdoren për të parashikuar rrezikun e vdekshmërisë deri në pesë vjet më vonë, sipas mediave të huaja.
Studimi, i botuar në revistën PLOS Digital Health, u krye duke përdorur të dhëna nga 100,000 britanikë. Ata i ndoqën pjesëmarrësit për gjithsej 14 vjet, ndërsa studiuesit në Universitetin e Illinois gjurmuan përshpejtimin dhe distancën e përshkuar nga secili përdorues në pjesë gjashtë minutëshe.
Ata zgjodhën këtë kohëzgjatje për të imituar testin e ecjes prej 6 minutash: një matje e funksionit të zemrës dhe mushkërive që merret zakonisht gjatë një vizite mjekësore, ku pjesëmarrësit ecin me një ritëm normal për 6 minuta dhe krahasohet distanca totale me standartet sipas moshës së tyre.
Parashikimet e vdekjes të bëra nga modeli i studiuesve ishin të sakta 72 për qind të rasteve pas një viti dhe 73 për qind pas pesë vjetësh – një shkallë e ngjashme saktësie e gjetur në një studim të botuar vitin e kaluar që analizoi të njëjtin grup të dhënash, por përdorte orë në vend të minutave të të dhënave.


