Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Dukës të Karolinës së Veriut ka treguar se personat që i kanë mbijetuar etheve tropikale, që njihet si “Dengue Fever”, i cili shkaktohet nga pickimi i mushkonjave, rrezikohen shumë pak nga COVID-19.
Antitrupat që krijohen pas kësaj sëmundje, e cila ka simptoma të ngjashme me koronavirusin, janë shumë efikase dhe mbrojnë organizmin, duke parandaluar infeksionin dhe mund të neutralizojnë koronavirusin.
Studimi mori shkas nga analiza e situatës në Brazil, ku siç dihet numri i të prekurve dhe të vdekurve eshte shumë i lartë.
Autori kryesor i studimit, Dr. Miguel Nicolelis, tha për këtë studim se ekipi krahasoi shpërndarjen gjeografike të rasteve të koronavirusit me përhapjen e sëmundjes së shkaktuar nga mushkonjat në 2019 dhe 2020 dhe rezultatet ishin befasuese.


