• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Pse të pavaksinuarit janë “burim” i varianteve të reja të Covid-19
Home
Nderkombetare

STUDIMI/ Pse të pavaksinuarit janë “burim” i varianteve të reja të Covid-19

3 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Nga Maggie Fox, CNN

Personat e pavaksinuar jo vetëm që rrezikojnë shëndetin e tyre por edhe janë një burim rreziku për personat e tjerë në rast se infektohen me virus, sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive. Kjo për arsye se burimi i vetëm i varianteve të reja të koronavirusit është një person i infektuar.

“Njerëzit e pavaksinuar janë burim i mundshëm i infektimit me variante të tjera ” tha Dr. William Schaffner, një profesor në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Universitetin Vanderbilt. “Sa më shumë njerëz të pavaksinuar të ketë, aq më shumë rritet mundësia që  virusi të shumohet,” tha Schaffner.

Të gjithë viruset pësojnë mutacion, dhe nëse koronavirusi nuk është i prirur të pësojë mutacion, ai përsëri ndryshon dhe evolon.  Ndonjëherë, një virus krijon rastësisht një mutacion duke i dhënë disa avantazhe – transmetueshmëri më të lartë dhe duke e bërë më ngjitës, raporton abcnews.al

Mutacionet  që kanë më shumë avantazhe do të tejkalojnë mutacionet e tjera duke përbërë shumicën e grimcave të virusit që infektojnë dikë.  Nëse një version i Covid është mjaft i suksesshëm, ai do të shndërrohet në një variant.

Tashmë, një variant i ri është përhapur në pjesën më të madhe të botës. Verën e kaluar, një mutacion i quajtur D614G u përhap nga Europa në SHBA dhe më pas në pjesën tjetër të botës. Shumica e varianteve të reja  ishin të ndryshme nga D614G. Varianti Alpha, ose B.1.1.7, u bë varianti dominues në SHBA nga fundi i pranverës falë transmetueshmërisë së tij.

Tani varianti Delta është edhe më i transmetueshëm dhe pritet të bëhet variant dominues në shumë vende, përfshirë SHBA-në. Vaksinat aktuale janë efektive kundrejt të gjitha varianteve  por kjo mund të ndryshojë në çdo moment, raporton abcnews.al

Kjo është arsyeja pse mjekët dhe zyrtarët e shëndetit publik po bëjnë thirrje  që sa  më shumë njerëz të vaksinohen. Vaksinat nuk janë gjerësisht të disponueshme në shumë vende. Por në SHBA ka mjaftueshëm për të vaksinuar popullsinë.

Vetëm 18 shtete kanë vaksinuar plotësisht më shumë se gjysmën e banorëve të tyre, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Aktualisht, afërsisht 1.000 qarqe në Shtetet e Bashkuara kanë  vaksinuar më pak se 30% të banorëve.

Në disa  zona, ne tashmë po shohim rritje të rasteve,” tha drejtori i CDC Dr. Rochelle Walensky në një konferencë për shtyp. Nëse virusi përpiqet të infektojë dikë me imunitet,  dy janë mundësitë; ose “të shpëtojë”  ose të shkaktojë  simptoma të lehta ose të jetë asimptomatik.

Ashtu si një grabitës banke, fotografia e të cilit është shpërndarë kudo, ashtu edhe virusi do të përhapet duke infektuar personat me sistemin imunitar më të dobët. Personat e pavaksinuar i krijojnë mundësinë virusit jo vetëm të përhapet por edhe të pësojë mutacion.(abc news)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ "EURO 2020": Mbyllet ndeshja Çeki-Danimarkë. Rezultati 1-2
Previous article BANDA "FANTAZMË" E MYKONOS/ Mediat greke: Si shqiptarët vidhnin vilat, hynin si "minjtë" nga dritaret e... (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT