Nga studimi doli se afro 58% e fëmijëve kanë parë fëmijë të dhunohen fizikisht, kurse 34% e fëmijëve kanë qenë viktima të bullizmit.
Shumë vajza në zonat urbane dhe ato rurale, rreth 40% e tyre, kanë rënë pre e bullizmit dhe janë ngacmuar dy herë më shumë se djemtë.
Mbi 56% e fëmijëve mendojnë se strukturat përkatëse duhet të bëjnë më shumë për të eliminuar fenomenin e bullizimit.
Rreth 87% e fëmijëve mendojnë se strukturat përkatëse duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar fëmijët, që dëmtojnë veten.
Afro 90% e fëmijëve e konsiderojnë shumë të domosdoshëm praninë e psikologut/ punonjësit social në shkollë.
Rreth 94% e fëmijëve mendojnë se qeveria duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar fëmijët, që ndihen të përjashtuar për shkak të varfërisë, diskriminimit etnik apo aftësisë së kufizuar.
Afro 89% e fëmijëve të anketuar mendojnë se politikëbërësit duhet të dëgjojnë mendimet e fëmijëve për çështje që i përkasin atyre.
Mbi 60% e fëmijëve deklarojnë se ata nuk kanë patur aspak ose pak mundësi për t’u dëgjuar nga politikëbërësit dhe 81% e tyre do të donin të kishin më shumë akses në vendimmarrje.
Pothuaj 30% e tyre deklarojnë se nuk kanë mundur të japin në shkollë mendimet e tyre për çështje që iu përkasin.
Rreth 97% e fëmijëve kanë informacion për të drejtat e fëmijëve; 89% e tyre kanë marrë këtë informacion nga shkolla.
Por 39% e fëmijëve nuk dinë ose janë të pasigurt se ku mund të drejtohen kur ndihen të dhunuar, ose të trajtuar në mënyrë të padrejtë, ndërkohë që 10% e fëmijëve nuk ndihen të sigurt në shkollë.
Mbi 25% e djemve në zonat rurale përballen me vështirësi financiare, të cilat i kanë penguar për të marrë pjesë në veprimtari shkollore dhe/ose jashtëshkollore gjatë vitit të fundit.
Pothuajse gjysma e fëmijëve, 49,9% e tyre, ndihen pesimistë për një kohë të gjatë, ndërkohë që vetëm 45% e tyre janë optimistë për gjetjen e një pune pas përfundimit të shkollës.
Afro 73% e fëmijëve raportojnë se ndihen të stresuar nga detyrat në shkollë dhe 75% e fëmijëve ndihen të stresuar nga rezultatet në shkollë.