• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: Një i vaksinuar është më mirë mendërisht dhe më i lumtur
Home
Jetë

STUDIMI: Një i vaksinuar është më mirë mendërisht dhe më i lumtur

21 September, 2021 s.autor Jetë

Një person i vaksinuar është më i lumtur sepse ka përfitime në shërbime ndryshe nga të pavaksinuarit, shqetësohet më pak për të dashurit dhe ka mundësi të ketë një mirëqenie ekonomike më të lartë. Këto janë përfundimet e një vëzhgimi shkencor, rezultatet e të cilit u botuan në revistën “PLOS ONE” dhe që tregojnë se “marrja e dozës së parë të një prej vaksinave Covid-19” rezultoi në përmirësime të rëndësishme në shëndetin mendor.
Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar të gjitha aspektet jetësore, financat, punën shoqërimin e njerëzve duke ndikuar potencialisht në shëndetin e tyre mendor. Me përhapjen e vaksinave Covid-19, një grup shkencëtarësh filluan një studim për të krahasuar përmirësimet e shëndetit mendor tek njerëzit që morën një vaksinë me përmirësimet në ata që nuk morën.

Autori kryesor i studimit, Francisco Perez-Arce, nga Universiteti i Uashingtonit tha se së bashku me kolegët e tij anketuan 8,003 pjesëmarrës të rritur midis 10 marsit 2020 dhe 31 marsit 2021. Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me statusin e tyre të vaksinës Covid-19 dhe nivelet e shqetësimit mendor të vetë-raportuar. Midis 1 prillit 2020 dhe 16 shkurt 2021, autorët e studimit matën përgjigjet çdo 2 javë. Pas asaj periudhe, ata i matën ato çdo 4 javë.
Bazuar në përgjigjet, shkencëtarët u caktuan pjesëmarrësve vlera specifike. Ata i përdorën këto vlera për të krahasuar trajektoren e shëndetit mendor të njerëzve që morën një vaksinë në një moment gjatë studimit me trajektoren e shëndetit mendor të atyre që kurrë nuk morën një vaksinë.

Rezultatet tregojnë se të dy grupet ishin nën të njëjtin nivel me përgjigjet deri në dhjetor të vitit 2020, kur vaksina e parë ishte e disponueshme. Pas asaj pike, pati një ndryshim të dukshëm në nivelet bazë të shëndetit mendor në të dy grupet. Kjo i bëri studiuesit të arrijnë në përfundimin se ka efekte afatshkurtra direkte të marrjes së vaksinës së parë. Për më tepër, ata vërejnë se efekti që vaksinat kanë në shëndetin mendor përhapet tek edhe të tjerët.

“Një individ i vaksinuar ishte i lumtur sepse kishte përfitime në shërbime ndryshe nga të pa vaksinuarit, shqetësohej më pak për të dashurit dhe ka mundësi të ketë një mirëqenie ekonomike më të lartë,” tha Sara Makin, themeluese e “Makin Wellness”, një shërbim këshillues online për shëndetin mendor.

Të dhënat u arritën nga përgjigjet e individëve. Ekspertët shpjegojnë se personat që kishin bërë dozën e parë të vaksinës ishin më të qetë mendërisht. Sipas ekspertëve, kërkimi tregon një lajm pozitiv por duhen më shumë të dhëna për të kuptuar më mirë lidhjen mes vaksinimit dhe shëndetit mendor.

MedicalNews-“Si”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSI/ Navalny akuzon Kremlinin për vjedhje të zgjedhjeve
Previous article TAKON MINISTRAT SVEÇLA DHE ALIUN NË KOSOVË/ Spiropali: Do t’i gjindemi gjithmonë njëri-tjetrit...

s.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT