Diabetologët e Spitalit Universitar Luigi Vanvitelli të Napolit në Itali janë shprehur se infeksioni I koronavirusit mund të favorizojë shfaqjen e diabetit
Diabeti i tipit 1 është një sëmundje që karakterizohet nga sulmi i mbrojtjes imune në qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë. Si pasojë e këtij sulmi pacienti nuk është në gjendje të prodhojë insulinë dhe të rregullojë sheqerin në gjak.
Është një sëmundje komplekse që mbështetet si mbi bazën gjenetike (disa gjene të predispozuar ndaj sëmundjes) ashtu edhe mbi bazën mjedisore; gjithashtu disa viruse (dhe SARS-CoV-2) mund të favorizojnë sëmundjen duke shkaktuar reagimin autoimun.
Individët të cilët kanë pasur tashmë reagime autoimune ndaj dëmtimit të organeve të tjera, siç është gjëndra tiroide, mund të jenë më të rrezikuar nga zhvillimi i një sëmundjeje të dytë autoimune, siç është diabeti 1.
Fakti është, shpjegojnë ekspertët, që SARS-CoV-2 shkakton inflamacion të rëndë që mund të dëmtojë organe të ndryshme, përfshirë pankreasin dhe njerëzit me një patologji autoimune janë më të ekspozuar ndaj këtij lloji të dëmtimit. Për më tepër, SARS-CoV-2, përfundojnë ekspertët, paraqet antigjene (molekulat që aktivizojnë sistemin imunitar për të reaguar kundër tij) të ngjashme me molekulat e pranishme në qelizat e pankreasit, kështu që koronavirusi mund të jetë vetë një faktor nxitje për diabetin autoimun