• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: Koronavirusi gati tre herë më vdekjeprurës se gripi sezonal
Home
Shëndet

STUDIMI: Koronavirusi gati tre herë më vdekjeprurës se gripi sezonal

18 December, 2020 s.autor Shëndet

Afërsisht një vit nga pandemia, është e qartë se koronavirusi i ri është më i keq se gripi sezonal dhe një studim i botuar sot, tregoi një normë vdekjesh gati tre herë më të lartë midis pacientëve me Covid-19.

Kërkimi, duke përdorur të dhëna kombëtare franceze dhe i botuar në revistën The Lancet Respiratory Medicine, nënvizoi ashpërsinë e rritur të sëmundjes për njerëzit me Covid-19.

Studiuesit krahasuan të dhënat për 89,530 pacientë të shtruar në spital me Covid-19 në mars dhe prill të këtij viti me 45,819 pacientë të shtruar në spital me gripin sezonal midis dhjetorit 2018 dhe fundit të shkurtit 2019.

Rreth 16.9 përqind e pacientëve me Covid-19 vdiqën gjatë periudhës së studimit – që ishte gjatë valës së parë të pandemisë.

Kjo krahasohet me një normë vdekjeje prej 5.8 përqind midis atyre me grip.

Catherine Quantin, një profesore në Spitalin Universitar të Dijon dhe institutin kombëtar francez të shëndetit INSERM, tha se ndryshimi në nivelet e vdekjeve ishte “veçanërisht goditës” duke pasur parasysh se sezoni i gripit 2018/19 ishte më vdekjeprurësi që Franca kishte parë në pesë vjet.

Studiuesit zbuluan se më shumë pacientë me Covid-19 kishin nevojë për kujdes intensiv – 16.3 përqind krahasuar me 10.8 përqind për gripin – ndërsa qëndrimi mesatar në Intubim ishte gati dy herë më i gjatë (15 ditë krahasuar me 8 ditë).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E RËNDUAR E COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Nga sot me masa të reja, restorantet mbyllen në orën 18:00
Previous article KUVENDI ZGJEDH ALTIN BINAJN SI ANËTARIN E 5 TË KUSHTETUESES/ OSBE: Hap i rëndësishëm, në pritje të emërimeve të reja

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT