• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Këto simptoma të COVID-19 vazhdojnë deri në 9 muaj pasi e keni kaluar virusin
Home
Shëndet

STUDIMI/ Këto simptoma të COVID-19 vazhdojnë deri në 9 muaj pasi e keni kaluar virusin

20 February, 2021 s.autor Shëndet

Një studim i publikuar dje në revistën JAMA Network Open ka zbuluar se 30% e njerëzve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma deri në nëntë muaj pas infektimit. Studiuesit morën në studim 177 individë që kishin kaluar Covid-19 dhe zbuluan se rreth 30% kishin ende simptoma edhe pas 9 muajsh. Nga 177 pacientë, 150 (84.7%) nuk ishin shtruar kurrë në spital dhe 11 (6.2%) ishin asimptomatike. 23 nga 177 vuanin nga hipertensioni.

Një studim i mëparshëm i të njëjtit grup zbuloi se 36% e pacientëve që nuk ishin shtruar në spital kishin simptoma të zgjatura 2-3 javë pas diagnozës fillestare. Simptomat më të zakonshme ishin lodhja e raportuar te 24 pacientë (13.6%) dhe humbja e shijes ose nuhatjes te 24 pacientë të tjerë (13.6%).

Në përgjithësi, 23 pacientë (13%) raportuan simptoma të tjera, të cilat përfshinin kollën, probleme me frymëmarrjen dhe dhimbje të muskujve. 4 pacientë (2.3%) kishin dhimbje koke. Midis 16 pacientëve të shtruar në spital, më shumë se 80% raportuan se kishin ende probleme me frymëmarrjen. Më shumë se 80% e personave të shtruar në spital gjithashtu raportuan se kishin ende kollë dhe më shumë se 80% e tyre raportuan se kishin ethe deri në 9 muaj pas diagnozës.

Ndërsa studiuesit vunë në dukje se numri i vogël i personave të marrë në studim ishte një kufizim për përfundimet e tyre, pasi janë 57.8 milion raste në të gjithë botën, “edhe një incidencë e vogël mund të ketë pasoja të mëdha shëndetësore dhe ekonomike” sipas studiuesve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VITET E FUNDIT JANË TENSIONUAR..."/ Joe Biden: SHBA e vendosur për të fituar besimin e Evropës pas Trump
Previous article "ISHIM ME AUTOMATIK TEK KOKA..."/ Mihrije Braha rrëfen momentet më të vështira të jetës (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT