• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Ja pse nuk duhet të anashkaloni dozën e dytë të vaksinave Pfizer dhe Moderna?!
Home
Jetë

STUDIMI/ Ja pse nuk duhet të anashkaloni dozën e dytë të vaksinave Pfizer dhe Moderna?!

24 July, 2021 F.autor Breaking News, Jetë

Studiuesit e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Stanfordit,Kaliforni zbuluan se doza e dytë e vaksinave mARN (të modifikuara gjenetikisht Pfizer dhe Moderna) të Covid-19 gjeneron një rritje të fortë në një pjesë të sistemit imunitar dhe siguron mbrojtje të gjerë antivirale.

Studimi, i botuar në “Nature”, mbështet idenë se doza e dytë nuk duhet të anashkalohet. Studimi u zhvillua për të gjetur se cilat janë efektet e vaksinës Pfizer dhe Moderna në përbërësit e shumtë të përgjigjes imune. “Pavarësisht nga efektshmëria e tyre dihet ende pak se si do të funksionojnë vaksinat mARN. Kështu që ne hetuam përgjigjen imune të shkaktuar nga njëri prej tyre me shumë detaje,”thotë Bali Pulendran, profesor i patologjisë, mikrobiologjisë dhe imunologjisë.
Eksperti thotë se kjo është hera e parë që vaksinat e mARN-së u jepen njerëzve dhe duhet që mjekët dhe ekspertët e epidemiologjisë të jenë vigjilent. Sipas sondazheve të fundit, ato kanë mbrojtje deri në 95%. Tradicionalisht, baza kryesore imunologjike për aprovimin e vaksinave të reja ka qenë aftësia e tyre për të nxitur antitrupa neutralizues.
Këto janë proteina të individualizuara, të krijuara nga qelizat imune të njohura si qeliza B, të cilat mund të bashkohen me një qelizë dhe ta parandalojnë atë nga infektimi. Megjithëse antitrupat maten lehtë, ato vetëm nuk mund të pasqyrojnë plotësisht kompleksitetin e sistemit imunitar dhe gamën e mundshme të mbrojtjes kundër tij.
Puledran dhe kolegët e tij vlerësuan tendencat e të gjitha llojeve të qelizave imune të prekura nga vaksinat e ARN-së, veçanërisht ajo e qelizave T. Këto nuk i bashkohen grimcave virale siç bëjnë antitrupat, por hetojnë indet e trupit për shkatërrimin e qelizave që mbajnë infeksionet virale.
Vaksinat MARN funksionojnë ndryshe nga vaksinat klasike të përbëra nga patogjenë të gjallë ose të vdekur. 56 vullnetarë të shëndetshëm u zgjodhën për studimin dhe mostrat e gjakut u morën para dhe pas dozës së dytë. Shkencëtarët zbuluan se doza e parë rriti nivelet e antitrupave specifikë SARS-CoV-2 siç pritej, por jo aq sa doza e dytë.
Kjo e fundit, në fakt, stimuloi një rritje të shumëfishtë në nivelet e antitrupave me një përgjigje të jashtëzakonshme si pasojë të qelizave T. Në veçanti, doza e dytë gjeneroi mobilizimin masiv të një grupi qelizash pas dozës së parë. Ky nëngrup i vogël qelizash i quajtur monocite, aktivizohen pjesërisht në përgjigje të një infeksioni Covid.
Sidoqoftë, pas dozës së dytë të Pfizer, numri i tyre u rrit 100 herë për të përfaqësuar 0.01% të të gjitha qelizave të gjakut që qarkullojnë para vaksinimit. Sipas Puledran është e mundur që këto qeliza të jenë në gjendje të japin një veprim frenues jo vetëm kundër SARS-CoV-2, por edhe kundër viruseve të tjerë./ SI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MESSI ËSHTË LOJTARI MË I MIRË NË BOTË/ Lautaro: "Copa America"? Momenti më i rëndësishëm në karrierë
Previous article "TOKIO 2020"/ Vogëlushja e Olimpiadës eliminohet që në start, fiton Djokovic

F.autor

Postime të ngjashme

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT