• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I SHOQATËS EUROPIANE TË KARDIOLOGJISË/ Dieta pa karbohidrate të shkurton jetën
Home
Shëndet

STUDIMI I SHOQATËS EUROPIANE TË KARDIOLOGJISË/ Dieta pa karbohidrate të shkurton jetën

6 September, 2018 k.autor Shëndet

Dieta pa karbohidrate të shkurton jetën. Ka qenë ky përfundimi i prezantuar në Shoqatën Europiane të Kardiologjisë.

Studimi hedh poshtë mitin se heqja e karbohidrateve të ndihmon të biesh në peshë pasi nga ana tjetër sjell risqe të mëdha për shëndetin.

Duke mbledhur të dhënat nga 25 mijë amerikanë, studimi doli në përfundimin se një e katërta e atyre që konsumonin shumë pak karbohidrate në ditë, kishin një risk më të lart për të vdekur në 6 vitet e ardhshme. Specifikisht, ata rezultuan me  sëmundje të zemrës dhe kancer.

Gjetjet e studimit u prezantuan në fund të muajit gusht, në shoqërinë Europiane të kardiologjisë, në Mynih të Gjermanisë.

Edhe pse studimi nuk mund të përcaktojë shkaqet dhe efektet, ekspertët thanë se gjetjet e studimit patën një impakt të jashtëzakonshëm referuar dietave drastike.

Nëse mban një dietë me pak karbohidrate kjo do të thotë që nga ana tjetër duhet të konsumohet mish dhe produkte bulmeti, më pak perime, fruta dhe fara, psh dieta Atkins dhe Keto.

Studimi nënvizon gjithashtu faktin se sipas kërkimeve , amerikanët që konsumonin sasi të moderuar të karbohidrateve – 50 deri ne 55 % të kalorive ditore, jetonin më gjatë.

Drejtuesi I studimit u shpreh se “ dietat me sasi të vogla të karbohidrateve mund të shërbejnë për humbjen e peshës, ujen e presionit të gjakut dhe nxit mbajtjen në kontroll të sheqerit në gjak.” Por, shton ai nëse kjo zgjat në kohë , mungesa e tyre lidhet drejt për së drejti me sëmundjet e zemrës, kancer dhe sëmundjet cerebrovascular.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Berluskoni dhe Galiani i rikthehen futbollit, blejnë klubin MILANEZ
Previous article “Arkitekti” i fitores me Izraelin/ De Biazi në Tiranë, por shtyn vizitën me Kombëtaren

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara Shëndet

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT