• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I RI/ Vaksinat e vjetra mund të luftojnë pandemitë e reja si COVID-19
Home
Nderkombetare

STUDIMI I RI/ Vaksinat e vjetra mund të luftojnë pandemitë e reja si COVID-19

7 June, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një studim i ri pretendon se vaksinimet me vaksina që përmbajnë versione të zbutura të viruseve të gjalla (LAV), siç janë ato të përdorura kundër tuberkulozit, poliomelitit apo fruthit, mund të stimulojë sistemin imunitar për të siguruar mbrojtje kundër sëmundjeve të tjera infektive, përfshirë Covid-19.

Sipas tij njerëzit që janë vaksinuar me një ose më shumë vaksina LAV, por që nuk kanë qasje tek vaksinat e reja specifike kundër Covid-19 – pasi janë të shtrenjta ose në sasi të pakta në dispozicion – mund të kenë një farë mbrojtje gjatë pandemisë aktuale.

Vaksina LAV, përdorin një formë të dobësuar (ose të zbutur) të patogjenit ose mikrobeve që shkaktojnë një sëmundje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këto vaksina janë të ngjashme me infeksionin natyral, dhe ndihmojnë në parandalimin dhe krijojnë një përgjigje të fortë dhe afatgjatë imunitare, shpesh gjatë gjithë jetës.

Sipas autorëve të studimit të botuar në revistën shkencore PNAS, vaksinat e vjetra të këtij lloji mund të ofrojnë gjithashtu mbrojtje nga viruset e tjera, që mund të shfaqen në të ardhmen. Viruset e dobësuara apo patogjenët e tjerë do të rriten tek një person i vaksinuar, dhe do të stimulojnë një përgjigje imunitare, por janë shumë të dobëta për të shkaktuar sëmundje.

Robert Galo, një nga autorët e studimit, thotë se është e rëndësishme të shtrohet kjo temë tani, për të rritur ndërgjegjësimin e popullatave të prekshme. “Të qenit praktik, do të t’i bësh njerëzit të mendojnë mbi potencialin që këto vaksina mund të jenë në gjendje të përdoren në fillimin e një pandemie, dhe të plotësojnë boshllëkun para se sa të jenë të disponueshme vaksinat specifike.

Ato duhet të merren në konsideratë në ato rajone të botës, ku marrja e vaksinave specifike mund të jetë shumë të kushtueshme ose e vonuar në kohë. “Nuk ka asnjë disavantazh nga LAV, apo vaksinat e tjera me spektër të gjerë veprimi, vetëm sepse efekti i tyre zgjat vetëm disa muaj. Por ne mendojmë se ato kanë një shans të madh për të shpëtuar shumë jetë njerëzish. Vaksinat LAV janë të lira, të disponueshme dhe jo të dëmshme”-thekson ai.

Galo beson se në të ardhmen se shumë njerëz që përballen me një epidemi ose pandemi të re, për të cilën nuk ka vaksinë ose terapi, do të përfitojnë nga ky studim. Edhe Stanli Plotkin, profesor në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA, thotë se duhet të ketë një nxitje për përdorimin e vaksinave të vjetra në botën në zhvillim, përveç vënies në përdorim të vaksinave të caktuara anti-Covid.

Plotkin, që ka zhvilluar vaksinën kundër rubeolës, dhe ka punuar me vaksinat kundër antraksit, poliomelitit, tërbimit dhe rotavirusit, shprehet se në kushtet kur vaksinat kundër Covid-19 nuk do të jenë gjerësisht të disponueshme për popullatat në vendet në zhvillim për shumë muaj, “një shkallë e rezistencës ndaj koronavirusit, mund të induktohet tek një pjesë të konsiderueshme të popullsisë duke iu dhënë vaksina kundër sëmundjeve të tjera, të cilat do të stimulojnë sistemin imunitar, dhe do të ofrojnë një mbrojtje të pjesshme”. / MedicalXPress – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ SHBA nuk mund të humbi përballë “listës së zezë”!
Previous article AKUZOHET PËR VRASJE/ Ekzekutimi i shqiptarit në mes të qytetit gjerman, dorëzohet në polici autori i dyshuar i krimit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT