• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I RI/ “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore
Home
Shëndet

STUDIMI I RI/ “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

23 September, 2023 s.autor Shëndet

Personat që kanë vuajtur më gjatë prej COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi kanë më shumë gjasa të përjetojnë dëmtim të organeve, ka treguar një studim i ri.

Incizimet mjekësore kanë treguar se kësaj kategorie të pacientëve u rriten mundësitë tri herë më shumë që të përballen me anomali në mushkëri, tru dhe veshka.

Hulumtuesit besojnë se ekziston një lidhje me periudhën e gjatë të sëmundjes.

Ka shpresa që ky studim, i publikuar në revistën shkencore Lancet, të ndihmojë në krijimin e trajtimeve më efektive për atë që njihet si “COVID i gjatë”.

Për qëllime të studimit janë analizuar 259 pacientë, të cilët janë sëmurë me koronavirus dhe më pas janë shtrirë në spital.

Pesë muaj pas lëshimit prej spitalit, incizimet kanë treguar se në organet kryesore të tyre janë vërejtur dallime të dukshme, në krahasim me një grup prej 52 personash që nuk janë infektuar asnjëherë me koronavirus.

Dallimi më i madh është vërejtur në mushkëri, ku incizimet kanë treguar 14 herë më shumë mundësi për anomali.

Profesoresha Betty Raman nga Universiteti i Oksfordit, dhe njëra prej hulumtuesve të studimit, ka thënë se është qartë që pacientët me simptoma të “COVID-it të gjatë”, kanë më shumë mundësi të përjetojnë dëmtim të organeve.

“Mosha e pacientit, shkalla e sëmurjes me COVID, si dhe fakti nëse kanë pasur ndonjë sëmundje tjetër, kanë qenë faktorë me rëndësi për identifikuar dëmtim të këtyre organeve të rëndësishme të trupit”, ka thënë ajo.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM PASUR TELEFONATA"/ Alma Kaçi flet sërish për skandalin: Uroj që djali im të mos e shohë videon
Previous article ARRESTOHET ISH DREJTORI I BURGUT LUSHNJE/ Ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT