• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: I nxehti po i plak njerëzit më shpejt
Home
Jetë

STUDIMI: I nxehti po i plak njerëzit më shpejt

25 August, 2025 s.autor Jetë

Ekspozimi i përsëritur ndaj të nxehtit dhe temperaturave ekstrem po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi të fundit.

Ekspertét theksojnë se ndikimi i këtyre valëve të nxehta është në një shkallë të ngjashme me dëmet që shkakton duhani, alkooli, dieta e varfër apo mungesa e aktivitetit fizik për shëndetin.

Temperaturat ekstreme janë bërë gjithnjë e më të zakonshme për shkak të krizës klimatike, duke kërcënuar me dëme afatgjata dhe të gjerë për shëndetin e miliarda njerëzve, paralajmëruan studiuesit.

Për këtë studim, janë ndjekur 25,000 persona në Tajvan për 15 vjet dhe janë krahasuar periudhat e ekspozimit ndaj valëve të nxehta me moshën biologjike të individëve, e cila është një masë e shëndetit të përgjithshëm.

Për shembull, u gjet se mosha biologjike e personave që përjetuan katër ditë më shumë valë nxehtësie në një periudhë 2-vjeçare, u rrit me rreth nëntë ditë. Punëtorët, të cilët kalojnë më shumë kohë jashtë, ishin më të prekura me moshën e tyre biologjike që u rrit me 33 ditë.

Ndërkohë që kjo rritje e moshës biologjike mund të duket e vogël, shkencëtarët theksuan se kjo ka ndodhur vetëm gjatë një periudhe 2-vjeçare. Ata janë duke hetuar ndikimin e valëve të nxehta gjatë tërë jetës së individëve.

Dr. Cui Guo, që udhëhoqi kërkimin në Universitetin e Hong Kongut, tha: “Nëse ekspozimi ndaj valëve të nxehta grumbullohet për disa dekada, ndikimi në shëndet do të jetë shumë më i madh se sa kemi raportuar deri tani.”

Studimi, i botuar në revistën “Nature Climate Change”, përdori rezultate nga një seri testesh mjekësore, përfshirë matjen e tensionit të gjakut, inflamacionin, kolesterolin, dhe funksionin e mushkërive, mëlçisë dhe veshkave, për të përcaktuar moshën biologjike të individëve.

Shkencëtarët krahasuan moshën biologjike të çdo individi me moshën e tij të vërtetë për të parë nëse ekspozimi ndaj valëve të nxehta kishte lidhje me plakjen më të shpejtë.

Pavarësisht se nuk është e qartë pse temperaturat e larta shkaktojnë plakje më të shpejtë, dëmtimi i ADN-së duket të jetë një nga arsyet kryesore.

Studimi mori parasysh faktorë si pesha e individëve, zakonet e tyre të të ushqyerit dhe ushtrimeve, si dhe ndonjë sëmundje ekzistente si diabeti dhe kanceri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRHAPET ME SHPEJTËSI ZJARRI NË VLORË/ Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë
Previous article AKUZA IZRAELIT/ Reporterët pa kufij, Reuters dhe Associated Press reagojnë për vdekjet e gazetarëve në rripin e Gazës

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË SPANJË/ 13-vjeçari ndërron jetë gjatë festimeve të fitores në Kupën e Botës, u zu nën rrënoja… Jetë

TRAGJIKE NË SPANJË/ 13-vjeçari ndërron jetë gjatë festimeve të fitores në Kupën e Botës, u zu nën rrënoja…

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë! Jetë

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë!

NGA PËRDHUNIMI TEK TRAFIKU NJERËZOR/ Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA Jetë

NGA PËRDHUNIMI TEK TRAFIKU NJERËZOR/ Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT