• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Hormoni femëror progesteron mbron meshkujt nga COVID-19
Home
Shëndet

STUDIMI/ Hormoni femëror progesteron mbron meshkujt nga COVID-19

21 March, 2021 F.autor Shëndet

Injektimi i hormoneve seksuale femërore tek meshkujt me Covid mund të shpëtojë jetë. Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjetjet janë të një grupi mjekësh dhe shkencëtarësh në shtetin e Kalifornisë, që kanë studiuar ndikimin e hormoneve femërore tek meshkujt me Covid pas raportimeve të shumta dhe statistikave që tregonin e vazhdojnë të tregojnë se femrat janë më imune ndaj këtij virusi.

Shkencëtarët morën në studim 40 meshkuj me simptoma mesatare dhe relativisht të rënda të Covid. Gjysmës së tyre iu injektua hormoni femëror progesteron, gjysmës tjetër jo. Rezultati? Gjysma që mori doza hormonesh seksuale femërore e kaloi me lehtë sëmundjen dhe ndjeu përmirësime të ndjeshme më shpejt se gjysma tjetër.

Progesteroni ka disa veti anti-inflamatore dhe pikërisht këto veti, sipas grupit të shkencëtarëve, mund të ndikojnë në atë që njihet si “stuhia e citokinave”, pra përgjigja e sistemit imunitar, që në rastin e Covid është provuar se shpesh është e pakontrollueshme dhe shkakton dëme të mëdha në organizëm. E thënë më thjeshtë, sistemi mbrojtës i organizmit bëhet vrasësi i tij. Studiuesit thonë se progesteroni e kufizon këtë përgjigje të sistemit imunitar.

Studimi u udhëhoq nga polmunologia Sara Ghandehari e spitalit Cedars-Sinai në Los Anxheles.

“Si një mjeke më bënte habi disproporcioni gjinor i rasteve me Covid që shtroheshin në spital dhe që kishin nevojë për terapi intensive”, thotë ajo.

Progesteroni është një hormon që prodhohet gjatë periudhës së riprodhimit si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, por tek këto të fundit sasia e këtij hormoni është konsiderueshëm shumë herë më e lartë se te meshkujt.

Ekspertët vunë re gjithashtu se femrat në moshë para menopauzës e kalojnë me simptoma më të lehta Covid-19 se femrat post kësaj periudhe.

Studimi klinik është kryer në muajt prill-gusht të vitit të kaluar dhe veç rezultatit pozitiv tek grupi i 20 meshkujve që iu injektuan dy doza 100 miligramëshe progesteron dy herë në ditë nuk u shenjua asnjë efekt anësor.

Pavarësisht se sa optimist mund të duket ky rezultat, udhëheqësja e studimit, Ghandehari është e përmbajtur dhe thotë se për të dalë në një përfundim më shkencor duhet një numër më i madh pacientësh.

“Gjetjet tona janë shpresëdhënëse në lidhje me mundësinë e përdorimit të progesteronit për të trajtuar meshkujt me Covid-19, por duhet të kihet parasysh që bëhet fjalë për një studim të kufizuar me një numër të vogël pacientësh”, thotë ajo.

Udhëheqësja e studimit kërkon thotë se janë të nevojshme studime të tjera të këtij lloji me numër më të lartë pjesëmarrësish dhe më heterogjenë, duke përfshirë këtu edhe gratë që e kanë kaluar menopauzën.

Gjetjet e plota të studimit u publikuan në revistën “Chest”.

DailyMaill-Gazeta Si

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 16 MINUTASH LOJË/ Ylli Mbappe ndëshkon Lyon-in me një "PERLË" dhe "çmendet" në festë (VIDEO)
Previous article REAL SOCIEDAD-BARCELONA/ Pas një aksioni fantastik, Griezmann mposht portierin Remiro (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara Shëndet

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT