• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Fëmijët që përjetojnë dhunë ose traumë, plaken më shpejt
Home
Jetë

STUDIMI/ Fëmijët që përjetojnë dhunë ose traumë, plaken më shpejt

5 August, 2020 Delo.autor Jetë

Një studim në Universitetin e Harvardit ka zbuluar se fëmijët që përjetojnë dhunë ose trauma duket se plaken më shpejt, duke kaluar pubertet më herët dhe duke treguar shenja më të mëdha të plakjes në qelizat e tyre.

“Ekzistojnë gjithashtu implikime të qarta praktike për këto gjetje,” tha Dr. Katie McLaughlin, bashkëautore e studimit.
McLaughlin dhe kolegët e saj përshkruajnë se si ata analizuan 54 studime duke parë ndikimin e dy formave të fatkeqësisë në fillimin e pubertetit dhe shënuesve të plakjes në qelizat.

Në të dy rastet, rezultati zbulon se fëmijët që kishin përjetuar dhunë ose trauma, por jo privim, treguan plakje të përshpejtuar në krahasim me ata që nuk kishin.

Edhe pse studimet kishin rezultate të ndryshme, ekipi thotë se diçka është e sigurt, puberteti para moshës së caktuar është i  lidhur me problemet shëndetësore, mendore dhe fizike.

Ekipi thotë se fëmijët që përjetuan dhunë ose trauma, u dukën muaj apo edhe vite më të mëdhenj se ishin vërtet.Studimet tek të rriturit sugjerojnë se plakja biologjike më e shpejtë në nivelin qelizor shoqërohet me rritjen e rrezikut të kushteve nga kanceri tek sëmundjet kardiovaskulare.

Ekipi gjithashtu ekzaminoi 25 studime të mëtejshme mbi ndikimin e fatkeqësisë së fëmijëve në rrallimin e korteksit, shtresës së jashtme të trurit, e cila ndodh me moshën dhe lidhet me një rritje të efikasitetit në përpunim.

“Ajo që ne shohim është se rritja në një mjedis të rrezikshëm përshpejton atë proces për rajone të trurit që po përpunojnë informacione sociale dhe emocionale dhe na ndihmojnë të identifikojmë dhe t’i përgjigjemi kërcënimit,” tha McLaughlin.

Plakja e përshpejtuar u pa edhe tek fëmijët që pësuan privim, por në rajone të ndryshme të trurit, përfshirë ato që lidhen me kujtesën dhe vendimmarrjen. Për të gjithë shenjat e plakjes, efektet e fatkeqësisë së fëmijëve u shfaqën në shkallë me madhësinë ose ashpërsinë e përvojës.

Megjithatë McLaughlin tha që kishte kuptim që forma të ndryshme të fatkeqësisë kishin ndikime të ndryshme.
“Llojet e përshtatjeve që mund të ndihmojnë fëmijët të përshtaten në një mjedis të rrezikshëm janë shumë të ndryshme nga ato që mund të jenë të nevojshme në një mjedis të privuar,” tha ajo.

Andrea Danese, një profesor i psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve në Universitetin “Kings” në Londër e miratoi hulumtimin. “Gjetjet sugjerojnë që një vlerësim më i detajuar i përvojave të fëmijëve mund të informojë në lidhje me rrezikun e tyre për plakjen biologjike,” tha ai.

Nga ana tjetër, thotë ai, kjo mund të udhëzojë hulumtime të mëtejshme për të kuptuar pse kushtet e lidhura me moshën, të tilla si çrregullimet kardiovaskulare ose disa forma të diabetit, janë më të përhapura tek individët që kanë përjetuar vështirësi në fëmijëri.

Ai gjithashtu tha, megjithatë, se dallimet ishin të vogla, çka do të thotë se ato nuk mund të përdoren për të synuar qasjet individuale tek fëmijët edhe pse ishte e qartë se përvojat e kërcënimit, siç është dhuna, lidhen me plakjen më të shpejtë.

“Përvojat e kërcënimit shoqërohen me disa karakteristika të fëmijës, familjes dhe komunitetit, të cilat janë faktorë për dallimet e vëzhguara, duhet të kuptohen më mirë. Kjo do të na mundësojë të forcojmë konkluzionin dhe të zhvillojmë ndërhyrje efektive për të lehtësuar barrën shëndetësore të shoqëruar me përvojat e pafavorshme të fëmijërisë.” ka thënë Andrea.(The guardian, gazeta “Si”)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 42-vjeçari i humbur prej disa ditësh, familjarët apel për ndihmë
Previous article ASTRIT PATOZI/ Për ata që thonë se keni vetëm Edin dhe Lulin

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT