• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Studimi: Çaji i malit, më i përdoruri në familjet shqiptare, po zhduket!
Home
Shëndet

Studimi: Çaji i malit, më i përdoruri në familjet shqiptare, po zhduket!

22 January, 2018 g.autor Shëndet

Çaji i malit, i përdorur aq shumë në familjet shqiptare, veçanërisht gjatë periudhës se dimrit, kur edhe virozat janë më shumë prezente, është në rrezik zhdukjeje.

Alarmin e jep botaniku Jani Vangjeli, i cili sjell një studim të thelluar prej 950 faqesh mbi florën shqiptare, që për herë të parë vjen në formën e një atlasi.

“Çaji i malit është gjendur në malin e Polisit një ekzemplar këtu, një atje, ndërkohë që përpara formonte sfond, tani është gati në rrezik zhdukjeje. Ky çaj që shesin fshatarët, është i kultivuar, nuk e ka aromën e ambientit natyror. Pse ka ndodhur kjo? Sepse në vend që ta presin me gërshërë e të marrin vetëm degët që t’i përdorin për çaj, ato i shkulin me gjithë rrënjë edhe i marrin degët në shtëpi. Duke i shkulur me gjithë rrënjë ai detyrimisht zhduket”, thotë Jani Vangjeli, botanist.

Atlasi i Florës së Shqipërisë është një studim voluminoz që përfshin 1.700 specie bimësh spontane e të kultivuara në Shqipëri që në vitin 1935, me hartat e shpërndarjes për secilën specie; ku nuk mungojnë edhe bimët endemike që rriten specifikisht në vendin tonë si lule basani apo manushaqja e Dukagjinit, si edhe specie të tjera në rrezik zhdukjeje.

“Rrezik tjetër në zhdukje do të vija Gentianën, është një bime mjekësore me vlera shumë të larta. Quercus robur është një tjetër bimë që po zhduket, që në shqip quhet rrënjë, përpara ka pasur masive pyjore në zonen aluvionale të bregdetit, në vende me lagështi, tani numërohet në ekzemplarë shumë të rralla”, vijon Vangjeli.

Përgatitja e këtij studimi i ka marre 10 vite kohë akademikut Vangjeli, por ai nuk do të ndalet, pasi është në punë e sipër për të sjellë volumin e dytë të këtij atlasi, ku do të përfshihen 1.800 specie të tjera bimësh, shkruan gazetashqip.com.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 4 ushqime që janë provuar se shkaktojnë kancer, sipas onkologëve!
Previous article Si të rrisni luleshtrydhe në shtëpinë tuaj. Nuk e imagjinoni dot sa e lehtë që është

g.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT