• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI BRITANIK/ Hacker-at rusë kthehen në “ushtarë”! Sulmojnë përmbajtjet në rrjete sociale..
Home
Nderkombetare

STUDIMI BRITANIK/ Hacker-at rusë kthehen në “ushtarë”! Sulmojnë përmbajtjet në rrjete sociale..

1 May, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Në një studim britanik thuhet se “ushtarë kibernetikë” rusë kanë nisur një sulm të ri kundër udhëheqësve të huaj, duke vendosur në shënjestër platformat e mediave sociale, me një fushatë dezinformimi në shkallë të gjerë, që synon të legjitimojë sulmin në Ukrainë.

Operativët me pagesë, me vendndodhje në Shën Petersburg, kanë përdorur aplikacionin e mesazheve Telegram për të rekrutuar dhe koordinuar mbështetës, të cilët më pas vërshojnë në llogaritë e mediave sociale të kritikëve të Kremlinit, me komente që mbështesin Presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë, bëri të ditur të dielën agjencia britanike që trajton çështje të sigurinë kombëtare e luftës ndaj terrorizmit.

Operativët me pagesë kanë zhvilluar teknika të reja për të shmangur zbulimin nga platformat e mediave sociale, duke postuar komente dhe duke përforcuar përmbajtjen pro-Kremlinit, të hedhura nga përdorues legjitimë, thanë zyrtarët britanikë.

Gjurmët e aktivitetit të saj janë gjetur në tetë platforma të mediave sociale, mes tyre Telegram-i, Twitter-i, Facebook-u dhe TikTok-u.

Operacioni ka vënë në shënjestër politikanë dhe audiencë më të gjerë në një numër vendesh, përfshirë Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Indinë, thanë zyrtarët britanikë. Besohet se ai ka lidhje me Yevgeniy Prigozhin, ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vendosur sanksione për financim të operacioneve të ndikimit në internet të ndërmarra nga Kremlini.

“Ne nuk mund të lejojmë që Kremlini dhe “fabrikat” e tij të fshehta të përndjekësve në internet të pushtojnë hapësirat tona aty me gënjeshtra e tyre për luftën e paligjshme të Putinit”, tha në një deklaratë Sekretarja e Jashtme Liz Truss.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatët dhe platformat e medias për të ndalur operacionet ruse të kësaj natyre”, shtoi ajo./ Marrë nga VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR RISI/ iPhone 14 sjell ndryshim madhor në kamerat selfie
Previous article TË GJITHË BIEND DAKORD/ Uthulla e mollës para gjumit bën mrekulli për trupin

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT