• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI AMERIKAN/ Fëmijë që janë rritur nga prindër duhanpirës rrezikohen nga sëmundjet kronike të mushkërive
Home
Jetë

STUDIMI AMERIKAN/ Fëmijë që janë rritur nga prindër duhanpirës rrezikohen nga sëmundjet kronike të mushkërive

19 August, 2018 k.autor Jetë

Njerëzit që nuk tymosin rrezikohen më shumë të vdesin nga sëmundje serioze të mushkërive, nëse janë rritur nga prindër duhanpirës.

Ky është konkluzioni i një studimi të fundit amerikan, i cili arriti në përfundimin se të thithurit të tymit të duhanit në fëmijëri bënte që numri i vdekjeve të përvitshme të shtohej me 7 persona më shumë në çdo 100 mijë të rritur joduhanpirës.

Studimi i udhëhequr nga shoqata “American Cancer Society” mori në shqyrtim 70 mijë e 900 burra e gra joduhanpirëse. Ekspertët sugjerojnë se, mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët është lënia e duhanit.

Një tjetër gjetje e studimit ishte se, nëse pjesëmarrësit kanë jetuar me një duhanpirës gjatë periudhës madhore, atëherë ata janë ndeshur me komplikacione të tjera shëndetësore.

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit për 10 ose më shumë orë çdo javë shton rrezikun e vdekjes nga sëmundja e ishemisë në zemër me 27 për qind, nga sulmi kardiak me 23 për qind dhe sëmundje kronike të bllokimit të mushkërive me 42 për qind, krahasuar me ata që kanë jetuar në krah të joduhanpirësve.

Studimi është publikuar në rëvistën amerikane të mjekësisë parandaluese (American Journal of Preventive Medicine). Pjesëmarrësit janë pyetur mbi ekspozimin e tyre ndaj duhanit përgjatë jetës, e më pas është ndjekur me imtësi zhvillimi i shëndetit të tyre për 22 vitet në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME/ Shikoni si rrëshqet toka dhe merr me përpara shtëpinë (VIDEO)
Previous article SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ FOTO: Kujë dhe lot pranë arkivolëve të shqiptarëve. Çfarë nuk u pa nga HOMAZHET e djeshme

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT