• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMET NË MBRETËRINË E BASHKUAR/ Doza e parë e vaksinës antiCOVID ul infektimet dhe shtrimet në spitale
Home
Jetë

STUDIMET NË MBRETËRINË E BASHKUAR/ Doza e parë e vaksinës antiCOVID ul infektimet dhe shtrimet në spitale

23 February, 2021 s.autor Jetë

Të dhënat nga dy studime të veçanta të botuara në Mbretërinë e Bashkuar një në Angli dhe një tjetër në Skoci, kanë treguar se vaksinat kundër COVID-19 janë efektive në ndërprerjen e transmetimit të sëmundjes dhe shtrimet në spital duke filluar me administrimin e dozës së parë.

Analiza nga Shëndeti Publik Angli (PHE) botuar të hënën tregon se vaksina e prodhuar nga Pfizer-BioNTech zvogëlon rrezikun e infektimit me më shumë se 70 përqind pas dozës së parë. Ky rrezik zvogëlohet me 85 përqind pas një doze të dytë.

“Në përgjithësi, ne po shohim një efekt vërtet të fortë në uljen e çdo lloj infeksioni, asimptomatik dhe simptomatik”, tha drejtoresha e reagimit strategjik të PHE Susan Hopkins në një konferencë për media.

Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, Matt Hancock, sekretari britanik për Shëndetsinë dhe Kujdesin Social, e mirëpriti zhvillimin si “një lajm tepër i mirë”.

“Kjo tregon se vaksinat funksionojnë dhe se ato shpëtojnë jetë.”

Një tjetër studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut, zbuloi se në javën e katërt pas marrjes së dozës fillestare vaksina Pfizer uli rrezikun e shtrimit në spital nga COVID-19 deri në 85 përqind.

“Këto rezultate janë shumë inkurajuese dhe na kanë dhënë arsye të mëdha për të qenë optimistë për të ardhmen,” tha në një deklaratë Dr Aziz Sheikh

Hulumtimi krahasoi rezultatet e atyre që kishin marrë dozën e parë me ata që nuk e kishin marrë.

Ajo zbuloi se vaksinimi shoqërohej me një ulje prej 81 përqind të rrezikut të shtrimit në spital në javën e katërt midis atyre të moshës 80 vjeç e lart, kur rezultatet për të dy vaksinat u kombinuan.

Studimi i të dhënave të botës reale nga organi i shëndetit publik tregon gjithashtu se ata njerëz të vaksinuar që infektohen kanë më pak të ngjarë të vdesin ose të shtrohen në spital.

Mbretëria e Bashkuar është ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia COVID-19, me gati 121,000 viktima që nga fillimi i pandemisë, në bazë të të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins dhe ishte vendi i parë që filloi vaksinimet masive në dhjetor. Më shumë se 17 milion njerëz – afërsisht një e treta e popullsisë së rritur, tani kanë marrë të paktën dozën e tyre të parë të vaksinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA PËR BASHKËPUNIM ME TIREN/ Gjykata liron nga burgu një nga infermieret dhe sanitaren e "Shefqet Ndroqit"
Previous article ARSEN VANGER MERR DREJTIMIN E KOSOVËS? Reagon trajneri francez: Jam takuar me presidentin Ademi…

s.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT