• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIM PËR SHËNDETIN/ Ja tre rregullat e arta për rënien në peshë
Home
Shëndet

STUDIM PËR SHËNDETIN/ Ja tre rregullat e arta për rënien në peshë

8 September, 2018 k.autor Shëndet

Një nga mënyrat më të mira për të rënë në peshë, por edhe për një ndryshim rrënjësor në stilin e jetesës, është ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm çdo ditë.

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit, i jep një shtysë pozitive metabolizmit.

Megjithatë, kur vjen puna tek ky vakt i rëndësishëm, duhet të dimë që jo çdo ushqim që hamë në mëngjes ka të njëjtin ndikim tek pesha trupore.

Nëse nuk tregojmë kujdes, disa ushqime mund të kenë efekt të kundërt.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni rregullat e arta të ngrënies së mëngjesit që ju ndihmojnë të humbisni peshë.

Hani Menjëherë Pasi Të Zgjoheni

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit e vë në punë metabolizmin.

Për këtë arsye duhet të ushqeheni brenda 30-60 minutave pas zgjimit.

Në këtë mënyrë, do të shfrytëzoni plotësisht avantazhet e metabolizmit të shpejtë dhe aftësisë së trupit për të djegur yndyrnat.

Ushqyerja menjëherë pas zgjimit ju ndihmon të mos keni uri më vonë gjatë paradites.

Nëse kjo ndodh, atëherë me siguri do të bëni zgjedhje të gabuara në vaktin e drekës apo darkës.

Nëse nuk jeni tipi i njeriut që preferon të ushqehet në mëngjes, atëherë përpiquni të konsumoni kos me fruta të përzier në një mikser.

Ushqimet Më Të Rekomanduara Për Mëngjes

Proteinat

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një ushqim i pasur me proteina – vezë dhe kos shtëpie – mban larg kthetrat e urisë që dalin në pah gjatë paradites.

Në këtë mënyrë, do të hani më pak dhe rrjedhimisht do të humbisni në peshë.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se gratë që ushqehen me vezë në mëngjes humbasin dyfishin e peshës në krahasim me gratë që e nisin ditën me byrek ose produkte të tjera brumi.

Proteina tek vezët ju mban më të ngopur dhe rrjedhimisht trupi merr më pak kalori gjatë ditës.

Ushqimet e pasura me proteinë janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ndier të ngopur dhe plot energji.

Këto ushqime treten më ngadalë se të tjerat.

Drithëra

Ushqime si  tërshëra apo drithrat me banane janë ideale sepse ju mbajnë të ngopur për shumë kohë dhe ju ndihmojnë të humbisni kalori më shpejt.

Tërshëra me banana është jo vetëm një ushqim i shëndetshëm por edhe i shijshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË LUSHNJE/ Përfshihet nga flakët banesa e 70 vjeçarit, dyshohet për...
Previous article MEDIAT ITALIANE/ Ja përse Shqipëria ishte destinacioni më i preferuar për 2018

k.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT