• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIM NË SHBA/ Këto janë 7 bimët që ju ndihmojnë për të larguar stresin dhe mërzitjen
Home
Shëndet

STUDIM NË SHBA/ Këto janë 7 bimët që ju ndihmojnë për të larguar stresin dhe mërzitjen

7 September, 2018 k.autor Shëndet

Të kujdesesh për lulet sidomos ato me gjethe jeshile ndihmon për të larguar stresin dhe mërzitjen. Të paktën kështu thotë një studim i fundit në i universitetit Wheeling Jesuit University në SHBA. Ja disa nga bimët me gjethe të gjelbër që mund t’i mbani në shtëpi për të larguar stresin dhe mërzitjen shkruan Corriere.
1. Nenexhiku
Ai është shumë i mirë edhe për gatime të ndryshme. Kjo barishte aromatike është gjithashtu e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe antistres.


2. Jasemini
Jasemini është i bukur për t’u parë dhe ka një aromë të mrekullueshme. Por jasemini ka edhe një efekt qetësues në sistemin nervor. Sipas studimit të universitetit “Ruhr University” në Bochum, Gjermani të bërë në disa minj në kafaz, sa herë që lëshohej aromë jasemini ata mblidheshin në një qoshe dhe rrinin të qetë e nuk lëviznin.


3. Aloe vera
Kjo lloj bime njihet për aftësitë e saj hidratuese dhe si një ilaç kundër djegieve. Gjithashtu aloe vera është në gjendje të pastrojë ajrin nga faktorë ndotës dhe natën lëshon oksigjen, duke bërë që të pushoni të qetë.


4. Livando
Kjo lloj bime që çel lule dhe ka një aromë shumë të mirë është përdorur në mjekësi për shekuj me radhë për të qetësuar nervat dhe për ndihmuar ngritjen e humorit. Një studim i drejtuar nga një grup studentësh të infermierësh ka treguar se si aroma e livandos mund të ulë ndjeshëm ritmin e zemrën në situata stresuese.


5. Sansevieria, lulja gjarpër ose siç njihet në jetën e përditshme gjuhë vjehrre
Një studim i NASA-s zbuloi se kjo lloj bime është e aftë të pastrojë ajrin nga njëqind toksina dhe të lëshojë oksigjen brenda natës. Ajo përmirëson nivelet e energjisë, lehtëson dhimbjet e kokës dhe lehtëson frymëmarrjen. Ajo karakterizohet nga gjethe të ngushta të gjelbra të errëta dhe me vija të lehta në majën e tyre. Sansevieria njihet edhe me një emër tjetër ” gjuhë vjehrre”, ndoshta për shkak të majave të saj të mprehta.


6. Borziloku
Falë një hulumtimi të bërë tek minjtë në laborator, nga një ekip shkencëtarësh japonezë, është zbuluar se ekspozimi ndaj linalool-it (një përbërës organik nga i cili është i pasur) ndihmon për të zvogëluar aktivitetin e gjeneve që janë aktivizuar në situatat e stresit.


7. Palma areca
Kjo lloj bime përveç se shërben për të arreduar shtëpinë, ajo është dhe një lloj “pastrues” ajri. Sipas një studimi të NASA-s palma areca është në gjendje të ulë nivelin e toksinave në ajër. Të thithësh ajër të pastër si zgjuar ashtu edhe kur jemi në gjumë na ndihmon të ndihemi mirë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASAMBLEJA E PS/ Rama fton Bashën: Ulemi që nesër, t’i ndajmë me libër shpie të gjitha…
Previous article "KOKAINË NË BANANE"/ Avokati: Çekaj nuk ka bërë deklaratë dhe nuk ka përmendur emrat

k.autor

Postime të ngjashme

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT