Lulzim Basha prej disa ditësh ka ndryshuar strategjinë e komunikimit. Nën sloganin, #potëdëgjoj kreu i opozitës pranon që ka bërë gabime por premton edhe që nuk do i bëj më e do jetë i gatshëm gjithnjë për popullin.
E gjitha në parim duket në rregull, vetëm se ka një problem. Si shpeshherë, edhe kete radhë Basha e nisi e po e vijon me gënjeshtra.
E bëri dje kur pozoi pas pazarit të domateve me Verën.
Vera sipas vëzhgimeve rezultoi një nga mbeshtetëset e “flakta” të PD, gjithmonë në rresht të parë me dy gishtat lart.
Si të mos majftonte kjo, sot kryedemokrati goditi me një spot që nga ana vizive ishte i bukur por prapë çalonte.
Basha shfaqet i shoqëruar nga një djalë i ri teksa bashkëbisedojnë për “vizionin” e kryedemokratit.
Në fakt, i riu me emrin Brenton Kotorri që qëndron përkrah Bashës është një aktivist i kahershëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Kotorri, një nga të rintjë më aktivë në mbështetje të partisë demorkatike, njihet për daljet e tij të shpeshta televizive, apo opinionet e shkruara në mbështetje të së djathtës në përgjithësi.
Ndoshta, dikush duhet ti thotë Lulzim Bashës se strategjia nr.1 e komunikimit është të jetë minimumi pak i vërtetë. Të paktën me personat që i drejtohesh e që pret të të votojnë nesër.
ALPEnews.al




