• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Strategjia e BE për Ballkanin Perëndimor, do të merret gjerësisht me Gjykatën Speciale
Home
Rajon

Strategjia e BE për Ballkanin Perëndimor, do të merret gjerësisht me Gjykatën Speciale

27 January, 2018 Ina.Autor Rajon

Më 6 shkurt pritet të publikohet Strategjia për Ballkanin Perëndimor e Bashkimit Europian me theks të veçantë për Kosovën.

Shefja e Zyrës së BE-së për Kosovë, Natalia Apostolova nuk mohoi që në raportin apo strategjinë e vendit për Kosovën mund të përfshihet edhe sjellja e Kosovës karshi Gjykatës Speciale, përkatësisht nisma e deputetëve për ta shfuqizuar atë.

Në një intervistë për Emisionin ‘Jeta në Kosovë’, e pyetur nga Jeta Xhara se a do të përmendet nisma për shfuqizimin për specialen, ajo tha ‘Natyrisht se po’.

“Natyrisht që po, Kosova është pjesë e regjionit të Ballkanik Perëndimor. Por, ajo që është edhe më e rëndësishme është një ngjarje tjetër e rëndësishme. Pra, do të jetë Samiti i Sofjes, ngase siç e dini Presidenca e Bullgarisë sapo ka filluar. Pra, për herë të parë në një farë mënyre, pas përfundimeve që janë dhënë në Selanik, ne do të kemi një takim ku Ballkani Perëndimor do të diskutohet si rajon i tillë. Pas presidencës së Bullgarisë, do të vijë presidenca e Austrisë”, tha Apostolova.

Ajo megjithatë tha se nuk mund të japë detaje lidhur me përmbajtjen e strategjisë që sipas saj ende nuk është finale.

“Kjo strategji është ende dokument punues, prandaj edhe nuk do të komentoj mbi përmbajtjen e tij ngase nuk është version final, por vjen si rezultat i përmendjes nga Presidenti Juncker të vendeve që janë në krye të listës për procesin e anëtarësimit, por këta prijës nuk mund të izolohen nga i gjithë regjioni, prandaj po them që është një dritare e mundësisë për të gjitha vendet e Ballkanik Perëndimor, që të performojnë, që të japin sinjale të mira që kuptohen drejt se çka duhet të bëhet dhe në këtë periudhë kohore që Komisioni të ketë rezultate”, tha ajo./Gazeta Ekspres

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njerëzit me këtë lloj gjaku i përkasin një race aliene, thotë një teori
Previous article Bujar Nishani komenton pasardhësin e tij në Presidencë, si e sheh Ilir Metën si Kryetar Shteti

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT