• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STRATEGJI E RE/ Ja çfarë do të bëjë Guaido për të rrëzuar nga pushteti Maduron
Home
Nderkombetare

STRATEGJI E RE/ Ja çfarë do të bëjë Guaido për të rrëzuar nga pushteti Maduron

2 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Juan Guaido, Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës thotë se një aksion i shkallëzuar industrial fillon të enjten, që do të çojë në një grevë të përgjithshme.

Greva është strategjia e fundit në përpjekjen e tij për të detyruar përmbysjen e Presidentit Nicolas Maduro përmes një revolte popullore. Dy ditë tubimesh në rrugët e Karakasit kanë shkaktuar përleshje të dhunshme mes përkrahësve të zotit Guaido dhe forcave venezuelase por zyrtarët më të lartë ushtarakë nuk i janë përgjigjur thirrjes së zotit Guaido për të dezertuar.

Miliona venezuelas, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës me inflacionin jashtë kontrollit, mangësitë e shumta në ushqime dhe karnurant, mungesën e kujdesit shëndetësor dhe ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë elektrike, kanë ikur nga vendi.

Si kreu i Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, zoti Guaido e përdori kushtetutën për ta shpallur presidencën e Nicola Madurps ilegjitime, duke thënë se zgjedhja e tij në dhjetor ishte e manipuluar. Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe mbi 50 vende të tjera si presidenti i vendit. =

Zoti Maduro po akuzon zotin Guaido se po përpiqet të kryejë një grusht shteti me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Kolumbisë dhe thotë se opozita do të dështojë.

Ai tha se demonstruesit do të ndiqen penalisht “për krimet serioze që kanë kryer kundër kushtetutës, shtetit ligjor dhe të drejtës për paqe”.

Përleshjet e së mërkurës mes përkrahësve të opozitës dhe trupave venezuelase u mbyllën duke shkaktuar vdekjen e një gruaje pasi u godit me armë në kokë gjatë një proteste në kryeqytet.

Ndërkohë, trazirat në Venezuelë po shndërrohen në një shesh beteje polemikash mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Pas një bisede telefonike mes Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi “për pasojat më drastike” nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me ato që ai i quajti “hapa agresive”.

Departamenti i Shtetit ishte më i matur, duke thënë vetëm se ndërhyrja ruse dhe kubaneze është “destabilizuese për Venezuelën.”

Por Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton tha se “Kjo është hemisfera jonë. Rusët nuk duhet të ndërhyjnë këtu. Është gabim nga ana e tyre. Nuk do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve.”

Zoti Pompeo tha përsëri të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të ndërmarrin aksion ushtarak në Venezuelë. “Nëse është e nevojshme, atëherë Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë”.

Por zoti Pompeo dhe Presidenti Donald Trump, nuk kanë thënë konkretisht se çfarë mund t’i bëjë Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë ushtarakisht.

Ndërkohë një diplomat i lartë kubanez i ka hedhur poshtë akuzat se mijëra trupa kubaneze janë në terren në Venezuelë.

“Kuba nuk merr pjesë në operacione ushtarake dhe as në operacione sigurie në Venezuelë”, i tha agjencisë Associated Press, Carlos Fernandez de Cossio, shefi kubanez i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se 20 mijë kubanezët në Venezuelë janë kryesisht punonjës të mjekësisë.

Por ai shtoi se si partnerë të hemisferës së jugut, Kuba dhe Venezuela kanë të drejtën sovrane për bashkëpunim ushtrarak dhe zbulimi.

Kuba dhe Russia janë aleate historike të Venezuelës dhe qeverive të saj socialiste. Rusia i ka dhënë mbështetje ekonomike dhe ushttarake qeverisë Maduro, ndërsa Venezuela ka dërguar naftë me vlerë miliarda dollarë në Kubë në këmbim të ndihmës ekonomike

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET PAMJA QË IU KA HUMBUR/ Klopp kapet "mat" duke shikuar "Pleshtin" gjatë nxemjes (FOTO)
Previous article SITUATA NË KUFIRIN MEKSIKAN/ Trump kërkon nga Kongresi 4.5 miliardë dollarë për emigrantët

k.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT