• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STËRVITJA E MUAJT TETOR/ NATO konfirmon përgatitjen më të madhe që nga “Lufta e Ftohtë”
Home
Nderkombetare

STËRVITJA E MUAJT TETOR/ NATO konfirmon përgatitjen më të madhe që nga “Lufta e Ftohtë”

18 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

NATO pritet të zhvillojë në muajin tetor stërvitjen më të madhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Lajmi raportohet nga agjencia gjermane  e lajmeve, Deutsche Welle, sipas të cilës në stërvitjen që nis më 25 tetor do të marrin pjesë 40 mijë trupa të Aleancës përfshirë edhe nga vendet partnere si Suedi dhe Norvegjia.

Vendi i zhvillimit të stërvitjes është Norvegjia, ajo do të drejtohet nga një brigadë gjermane, ndërkohë që lajm më vete përbën edhe fakti se Gjermania do të angazhojë në të 8 mijë trupa. Agjencia thekson disa elementë që i japin kontekstin stërvitjes.

“Norvegjia ndan rreth 200 km kufi me Rusinë sikurse dhe një linjë “delimitimi” detar që zgjatet përgjatë detit Barenc dhe oqeanit Arktik”, shkruan DW.

Zëdhënësja e NATO-s, Irina Novakova është shprehur se me këtë rast përqendrimi i mjeteve do të jetë në këto përmasa: 120 avionë, 70 anije dhe 10 000 mjete tokësore.

“Manovrat Trident kanë si synim praktikimin e aleancës në veprimin e koordinuar dhe në mbrojtjen e popullsisë dhe territoreve tona”, citohet Novakova.

Në stërvitje do të marrë pjesë edhe SHBA dhe Kanadaja, ndërkohë që ajo do të paraprihet nga “aktivitete të avancuara në ujërat islandeze”.

Norvegjia kërkon të testojë konceptin e vet të mbrojtjes, por ajo gjithashtu merr kështu konfirmimin e kërkesave të veta për shtim të trupave të Aleancës në portet e saj në kufi me Rusinë.

Stërvitja është një përgjigje ndaj manovrave strategjike ruse vitin e shkuar në Bjellorusi, të quajtura Zapad dhe të cilat testuan element të asaj që quhet luftë hibride. Në perëndim stërvitja ruse u konsiderua një akt agresioni pasi ajo reflektonte koncepte të reja dhe synime ofensive të Rusisë në kufirin perëndimor të adoptuara dhe testuara paraprakisht në Ukrainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI PËR KUFIJTË/ Kraja: Rama është personi që e ka "gatuar" këtë propozim
Previous article SFIDA SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Ora elektronike i bën lëmsh tifozët

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT