• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“STERILIZIMI”/ Gjykata rrëzon SPAK për “grupin kriminal”: Ja me sa dënohen Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj
Home
Breaking News

“STERILIZIMI”/ Gjykata rrëzon SPAK për “grupin kriminal”: Ja me sa dënohen Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj

4 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar ka shpallur vendimin për 8 ish zyrtarët e pandehur për dosjen e “Sterilizimit”, ku mes tyre janë edhe ish- zv. ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rapaj.

GJKKO në vendimin e saj, ka rrëzuar pretendimin e SPAK, se të pandehurit ishin pjesë e një grupi krimina.

Kështu, Klodian Rrjepaj – ish zv min i Shëndetësisë, është shpallur i pafajshëm për akuzën e  grupit të strukturuar krimina

Ai është shpallur fajtor për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe për falsifikim.

Rrjepaj është dënuar me 4 vite burg, nga 6 që ishin kërkuar për të.

Edhe Ilir Rrapaj është shpallur i pafajshëm për përfshirje në grup kriminal.

Ashtu si Rrjepaj, edhe ai është dënuar me 4 vjet burg, nga 6 që ishin kërkuar për të.

Mjeku Arben Gjata ndërkohë është dënuar me 3.6 vite, por i është ulur në 2.4 për shkak të gjykimit të shkurtuar

Dënimi i tij është pezulluar dhe do të jetë në shërbim prove për dy vite.

Marsela Serjanaj  dënohet me 3.6 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 2.4. vjet burg. Për shkak të paraburgimit, urdhëroher lirimi dhe shuarja e masës.

Sajmir Kadiu po ashtu është dënuar me 3.6 vite burg. Përfundimisht edhe ai u lirua.

Petref Mersini është dënuar po me 3.6 vite, duke përfituar prej gjykimit të shkurtuar dhe dënuar përfundimisht me 2.4 vite. Ai u vendos në shërbim prove për 24 muaj dhe nuk do të qendrojë në burg.

1-Klodian Rjepaj – 6 vite burgim-  me gjykim të shkurtuar- 4 vite burgim.

SPAK kishte kerkuar: 10 vjet burg/ nga gjykimi i shkurtuar 6 vjet e 8 muaj.

2-Ilir Rrapaj – 6 vite burgim , me gjykim të shkurtuar 4 vite burgim.

SPAK kishte kerkuar 10 vjet burg/ nga gjykimi i shkurtuar 6 vjet 8 muaj

3-Marsela Serjanaj – me 3.6 vite, perfundimisht 2.4, urdheroher lirimi dhe shuarje mase.

4-Sajmir Kadiu – 3.6 vite burg. Perfundimisht lirohet.

5-Petref Mersini – 3.6 vite, denohet me 2.4 vite me gjykim shkurtuar dhe u vendos ne sherbim prove per 24 muaj.

6-Arben Gjata – 3.6 dhe me gjykim shkurtuar me 2.4 vite dhe pezullim vendimi dhe vendosje sherbim prove 24 muaj.

7-Genc Byrazeri – me denim 1.6 vite, konvertohet dhe perfundimisht duhet te beje pune 80 ore ne interes publik.

8-Naile Ajazi – sherbim prove per 2 vite

Ish- ministri i Shëndetësire Ilir Beqaj po gjykohet i ndarë me procedurë të zakonshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË DELVINË/ Sherr me thika mes adoleshentëve, një prej tyre...
Previous article VERA E ZHDUKUR E ERGYS AGASIT/ SPAK merr në duar dosjen

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT