Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, kritiku i ashper i Bashes duke komentuar sot zhvillimet me te fundit ne PD, nuk ka kursyer akuzat dhe ironine ne adrese te kryedemokratit.
Sipas Patozit, krahasimi qe po behet sikur Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, jane fyerje per popullin vella kinez.
Postimi i Patozit
MOS E KRAHASONI KOT ME KINËN
Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë perjetë në atë post.
Më duket pasaktësi e madhe, pervecse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kane dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit.