29 mars mund të vlerësohet si një ditë jo shumë e keqe në krizën e pandemisë prej COVID 19. Edhe pse në disa vende fatalitetet janë të larta, këto janë raste të personave të sëmurë prej disa ditësh.
Në 29 mars rastet e reja në të gjithë botën janë 59,232.
Në 28 mars kanë qënë 66,761.
Growth factor në datën 29 mars është 0.89. Do të duhet që të kemi disa të ditë të vazhdueshme me faktor më të ulët se 1 që të kuptojmë që përhapja është në tërheqje.
Në datën 29 mars growth factor (rastet e reja të një dite në raport me rastet e reja të ditës së mëparshme) ka qënë më i vogël se 1 në vendet kryesore me numër të lartë rastesh pozitivë.
SHBA 0,97
Itali 0,87
Spanjë 0,91
Gjermani 0,63
Francë 0,6
Zvicër 0,76
Madje, në Spanjë ky faktor është më vogël se 1 në seicilën nga tre ditët e fundit (0,96; 0,95;0,91).
Ndërsa në Itali ky faktor në seicilën nga tri ditët e fundit është 0,95; 1,01; 0,87.
Edhe numri i vdekjeve në datën 29 mars është më i vogël se në datën 28 mars. Nëse në 28 mars kanë vdekur 3518 vetë, në 29 mars kanë vdekur 3105 apo 413 vetë më pak.