• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STATISTIKAT/ 6 të aksidentuar çdo ditë, më shumë makina të përplasura në janar e shkurt
Home
Aktualitet
Kronikë

STATISTIKAT/ 6 të aksidentuar çdo ditë, më shumë makina të përplasura në janar e shkurt

30 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në dy muajt e parë të vitit ndodhën mesatarisht pesë aksidente rrugore çdo ditë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në janar dhe shkurt në rrugët e vendit pati 270 aksidente. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë aksidentet rrugore janë rritur me 57 për qind.

“90% e aksidenteve rrugore që po ndodhin tani vijnë si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve. Kemi pasur edhe disa raste ku gjendja e rrugëve, bashkë me sistemin e sinjalizimit ka qenë shkak për aksidente.”, thotë Mamir Hodo, ekspert për sigurinë rrugore.

Në aksidentet rrugore të ndodhur në dy muaj e parë të vitit kanë humbur jetën ose janë plagosur 378 persona. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, numri i të dëmtuarve është rritur me 136 vetë apo 56.2 për qind.

“Më rezulton që në vijimësi, Tirana, Fieri dhe Lezha qëndrojnë në krye për numrin më të lartë të aksidenteve rrugore. Tirana sepse pjesa më e madhe e aktivitetit të lëvizjes së automjeteve zhvillohet pikërisht në kryeqytet.”, vijon Hodo.

Pjesa më e madhe e atyre që shkaktuar aksidentet rrugore muajin e shkuar rezultojnë në grup-moshën 25 deri në 34 vjeç, ndjekur nga ata 35-44 vjeç. Më të kujdesshmit rezultojnë ata mbi 60 vjeç.

“Duhet më shumë vëmendje nga strukturat shtetërore te kontrolli i atyre që përgatiten në autoshkolla. Kursanti duhet të ketë më shumë vëmendje.”, shton Hodo.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se e mërkura dhe e enjtja janë dy ditët me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore në dy muajt e parë të vitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Alpinistja kroate bie nga lartësia në Majën e Jezercës dhe humb jetën
Previous article ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ja si është gjendja e tij

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT