• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Statistikat/ 24 trajnerë për një titull, Rubio më i suksesshmi i bardhebluve
Home
Sport

Statistikat/ 24 trajnerë për një titull, Rubio më i suksesshmi i bardhebluve

11 November, 2017 xhesi.editor Sport

Tirana njihet si një nga klubet më të “fiksuara” pas trajnerëve. Këtë e faktojnë pikërisht statistikat. Mjafton të shohësh pankinën bardheblu të 10 viteve të fundit dhe rezulton se në total janë ndërruar jo pak, por 24 “timonierë”. Por duhet saktësuar se vetëm 19 janë emëruar prej drejtuesve më të lartë të klubit, pasi 5 të tjerët kanë qenë me statusin e provizorëve.

ze maria

Rasti konkret është i Krenar Alimehmetit, Alban Tafajit, Emanuel Egbos dhe Ivan Gvozdenoviçit. Dhe duhet thënë që i pari është trajneri më “jetëshkurtër”, pra Alihmehmeti. Ai ka qëndruar vetëm për 4 ditë në këtë post dhe, më pas, është zëvendësuar prej Astrit Hafizit. Sakaq, ai që ka qëndruar më gjatë në krye të stolit kryeqytetas është Gugash Magani, me plot 18 muaj. Më shumë se 1 vit kanë rezistuar edhe 2 trajnerë të tjerë veç peqinasit, konkretisht Hulian Rubio me 14 muaj dhe Ilir Daja me 1 vit e një ditë.

Kësaj tresheje i afrohet edhe Nevil Dede, i cili qëndroi 1 vit pa një javë. Zëvendësuesi më i suksesshëm është Alban Tafaji, i cili largimin të Agustin Kolës, fitoi edhe titullin kampion. Gjithsesi, më i suksesshëm mbetet Hulian Rubio, i cili fitoi 3 trofe në total, një Kupë Shqipërie dhe dy Superkupa. Të huaj gjatë kësaj kohe kanë ardhur 5, konkretisht Slishkoviç, Lonçareviç, Kërstiçeviç, Rubio dhe Ze Maria.

TITULLI I FUNDIT – Dashur pa dashur, Tirana bën 1 dekadë pa titull. Edhe pse sikur të ngjitet në elitë në fund të këtij kampionati dhe sezonin pasardhës të shpallet kampione e Kategorisë Superiore, kompleton 10- vjeçarin. Sikundër dihet, i fundit titull që bardheblutë kanë fituar, është ai i 2009-ës. Që prej asaj kohe kanë pësuar rënie graduale, duke sjellë edhe “kapitullimin” në Kategorinë e Parë. Në një dekadë kanë siguruar edhe 8 trofe të tjerë veç titullit, 3 Kupa Shqipërie dhe 5 Superkupa.

Capture

Capture1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prezantohet projekti i Rrugës së Arbrit (Video)
Previous article Rama: Librat falas për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IV, ligj për emërimin e mësuesve nga portali

xhesi.editor

Postime të ngjashme

GODITJE E RËNDË, POR JO PËR BROJËN/ E konfirmon trajneri i Bërnlit, dëmtohet sulmuesi që u afrua nga Çelsi Futboll

GODITJE E RËNDË, POR JO PËR BROJËN/ E konfirmon trajneri i Bërnlit, dëmtohet sulmuesi që u afrua nga Çelsi

SHKRUAN HISTORINË KUDO KU SHKEL/ Lionel Mesi bëhet lojtari i parë në MLS që arrin të… Futboll

SHKRUAN HISTORINË KUDO KU SHKEL/ Lionel Mesi bëhet lojtari i parë në MLS që arrin të…

E PAZAKONTË/ Ndeshja për klubin e Kategorisë së Parë nis me 4 lojtarë në stol, nuk ka asnjë portier Futboll

E PAZAKONTË/ Ndeshja për klubin e Kategorisë së Parë nis me 4 lojtarë në stol, nuk ka asnjë portier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT