• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rama: Librat falas për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IV, ligj për emërimin e mësuesve nga portali
Home
Sociale

Rama: Librat falas për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IV, ligj për emërimin e mësuesve nga portali

11 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Qeveria shqiptare prej dy ditësh është mbledhur në qarkun e Dibrës, ku ka zhvilluar edhe takime me drejtues të pushtetit vendor dhe grupe qytetarësh.

Angazhime të rëndësishme janë marr në fushën e arsimit nga qeveria, ku Kryeministri dhe Ministrja e  Arsimit prezantuan  disa  masa që do të implementohen së shpejti.

Prej vitit të ardhshëm librat e nxënësve të klasave të ulëta do të jenë falas.

Në Burrel, gjatë një bashkëpunimi me qytetarët, kryeministri Edi Rama bëri të ditur nismën që do ta konretizojnë vitin e ardhshëm për nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të katërt.

Ndërkaq, qeveria do të dërgojë së shpejti një ligj në Kuvend, për të detyruar me ligj krerëve të pushtetit të vendor që të punësojnë vetëm edukatoret që kanë kaluar nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Këtë e ka deklaruar Kryeministri Edi Rama, gjatë një dëgjese publike në qytetin e Burrelit, pas një ankese të një të emëruar në një kopësht në Klos, por që ishte dubluar me emërime jashtë sistemit.

Kryeministri Rama tha se së bashku me ministren e Arsimit kemi vendosur që ta vendosin përfundimisht me ligj këtë çështje.

“Siç bëmë me studentët ku e zgjidhëm me sistemin e pranimeve ku askush nuk mund të regjistrohet në Universitet nga njohjet e klientelizmit do ta bëjmë edhe me emërimin e mësuesve. Nuk do ta emërojnë më drejtorët e drejtorive arsimore mësuesin, gjithçka zgjidhet nga sistemi”, tha Rama

Ndërkaq, pas kërkesës së një mësuese për shtimin e investimeve në shkollat rurale, kryeministri deklaroi se është pushteti vendor, pra bashkitë që kanë përgjegjësi për të investuar në shkolla, por tek portali “shkolla ime” mund të vijnë propozimet e ardhura nga komuniteti për hartimin e projekteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Statistikat/ 24 trajnerë për një titull, Rubio më i suksesshmi i bardhebluve
Previous article Droga në Velipojë/ Arrestohen dy persona të tjerë, ishin në kërkim

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT