• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Starton Festivali i 5-të Mbarëkombëtar i Zërave të Rinj “Jorgjia Truja”
Home
Kulturë

Starton Festivali i 5-të Mbarëkombëtar i Zërave të Rinj “Jorgjia Truja”

23 April, 2019 k.autor Kulturë

Duke nisur që nga dita e sotme dhe deri më 25 prill dhe më pas më 2 deri më 4 Maj, nis zhvillimet Festivali Mbarëkombëtar i Zërave të rinj. Ky festival që mbahet në emër të “Muzës” së parë vokale, sopranos Jorgjia Truja,e çel siparin me këngëtarët amatorë nga 5-25 vjeç, për të vijuar nga datat 2-4 maj me këngëtarët e moshës 15-25 vjeç që studiojnë në shkollat e universitetet muzikore. I organizuar nga Liceu Artistik “Jordan Misja” në bashkëpunim me degën e muzikës në Universitetin e Arteve, festivali iu jep talenteve pjesëmarrës, si dhe pedagogëve të tyre, mundësinë të promovojnë arritjet vokale përpara një jurie profesionistësh të kryesuar nga kompozitori Vasil s. Tole, por edhe për të perfeksionuar kërkesat e së ardhmes.

Kështu që sot dhe nesër, më 23 dhe 24  prill, në Qendrën Multifunksionale TEN të Bashkisë së Tiranës, do të jetë takimi i parë i të gjithë pjesëmarrësve amatorë të muzikës, të grupuar sipas moshës në 4 kategori, që përbëhet përveç kryetarit, dhe nga këngëtarja e njohur Eranda Libohova, si dhe nga drejtori i artistik i Akademisë së Veronës, Itali, Paolo Fancinkani, ku të gjithë talentet pjesëmarrëse do të vlerësohen me çmimet I, II, III, IV-“Jorgjia Truja”.

“Koncerti i Finalistëve”, ku do të marrin pjesë vetëm Çmimet e para, do të zhvillohet në sallën e re të kompozitorit tonë “Tonin Harapi” në Liceun Artistik “Jordan Misja” më 25 Prill, ora 18.00., pohon Takuina Truja Adami,Drejtoresha e Projektit. Sipas Takuina Adamit: “në këtë koncert juria do të përcaktoje arritjet e 3 këngëtareve më të spikatur për ti vlerësuar me çmime në emër të figurave që hodhën themelet e muzikës së lehtë vokale si Luçije Miloti, Pavlina Nika dhe  Luan Zhegu(emra këta që nderohen çdo vit) që të rinjtë të njohin plejadën  e artistëve të trashëgimisë sonë”.

Adami pohon se më 2 Maj ora 10.30, në Liceun Artistik do të debutojnë  nxënësit dhe më 3 maj në  Universitetin e Arteve studentët e këngëtarët e rinj deri 25 vjeç, duke u paraqitur  me një program më të plotë përpara jurisë, që përmban figura të artit lirik si sopranoja Prof. Suzana Frasheri, sopranoja e karrierës ndërkombëtare Anna Porozzi, Itali, por  dhe  sopranoja e TKOB-it, Simona Karafli në takimin e parë, Fituese e Çmimit I “Jorgjia Truja” në 2005-n. Me të njëjtën strukturë organizimi do të mbahet edhe Koncerti i Finalisteve më 4 Maj, në  sallën ‘Tonin Harapi” të Liceut, ku do të do të përcaktojë  fituesit e çmimeve që fillojnë me kompozitorin Simon Gjoni; autor i shumë këngëve dhe Romancave të bukura vokale, si dhe për çmime në emër të artistëve të njohur; Dhimitra Keta, Irena Gjergo, Hysen Pelinku, Gjinovefa Heba. Do të ketë edhe Lirika italiane, që përbejnë bazën e  pedagogjisë vokale. Adami pohon se me fituesit e Çmimeve janë programuar dhe dy koncerte me pas, në Durrës dhe në Shkodër.

Ky Festival i ideuar nga Zëvendësdrejtoresha e Liceut Artistik Klodi Zheji, përbën vazhdimësinë e Konkursit me të njëjtin emër qe u realizua gjatë 2005-2010-s, i ideuar nga dirigjentja e korit Suzana Turku dhe dekani i Fakultetit Muzikës  Triposto e kompozitori Isak Shehu, që vazhdon të promovojë talente që kontribuojnë brenda e jashtë vendit.

“Një vlerë të veçantë kanë dhënë Masteclasset e zhvilluara si në vend ashtu dhe jashtë për talente, ku sot evidencohen si solistë të teatrove brenda dhe jashtë vendit si: Emiliana Pallushaj, Blerta Zhegu, Adela Hajredini, Lira Milla, Armando Lika, Rame Lahja,Linda Kazani, Nina Muho, Alesja Merepeza e Granit Kamberi dhe nga edicioni i kaluar, Estelina Sylsa dhe Artur Vera presin të hyjnë ne audicionin  mjeshtrit  Placido Domingo në shtator të këtij viti në SHBA.”, rrëfen Takuina Adami, duke shprehur mirënjohjen e saj me për të paharruarat masterclase të dhëna ne Tirane nga  Aleksander Masena, Drejtor i Akademisë se Operës  Hollandë; Valerio Paperit, drejtor i Konkursit të Zërave Lirikë në Rome; të mezzos amerikane Barbara Person; të sopranos Paola Reali, por dhe masterclaset e artisteve tanë Josif Gjipali, Inva Mula e Linda Kazani,si dhe Workshopet me pjesëmarrësit e jurinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË TJETËR "RRJEDHJE" NGA LISTAT E LSI-s/ Ja kush është “tradhtari” që pritet të hyjë në Parlament (EMRI)
Previous article DËBIMI I 6 "GYLENISTËVE"/ Hashim Thaçi merret sërish në pyetje

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT