• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“Star Wars” rrëmben fronin e fitimeve gjatë 2017-ës. Fitore e dyfishtë për Disney
Home
Kulturë
Kinematografi

“Star Wars” rrëmben fronin e fitimeve gjatë 2017-ës. Fitore e dyfishtë për Disney

4 January, 2018 k.autor Kinematografi, Kulturë

Viti 2017 ishte një vit i rëndësishëm për kinematografinë, duke sjellë me vete disa ndryshime pozitive dhe ide të reja në ekranin e madh. Në Shtetet e Bashkuara, 721 filmat më të mëdhenj arritën të shisnin 1.24 miliardë bileta kinemaje duke arkëtuar mbi 11 miliardë dollarë të ardhura.

Për të tretin vit radhazi që prej rifillimit të sagës “Star wars”, tashmë nën pronësinë e Disney, “The Last Jedi” u pozicionua në vendin e parë, duke ia rrëmbyër fronin “E bukura dhe Bisha”.

Filmi i 8-të i sagës arriti të fitonte 517 milionë dollarë në kinematë amerikane dhe mbi 220 milionë dollarë në javën e tij të parë në nivel botëror. Megjithatë, në renditjen globale arriti të zinte vetëm vendin e tretë, për shkak të premierës së vonë në fund të dhjetorit.

Teksa filmi është ende në kinema, 2017-ën për nga fitimet botërore e pushtoi pikërisht “E Bukura dhe Bisha”, me 1.2 miliardë dollarë.

Për vitin që lamë pas, industria e filmave arriti të gjeneronte 39.92 miliardë dollarë të ardhura, çka është 3% më shumë se në vitin 2016 dhe e bën 2017-ën vitin më fitimprurës të të gjitha kohërave.

Nga studiot e mëdha, fituesi i vërtetë i 2017-ës duket se është Buena Vista, ose shtëpia filmike e Disney, me 6 filma ndër 20 të parët, falë edhe filmave me superheronj të Marvel. Nëse llogarisim se tashmë Disney zotëron edhe studiot Fox, atëherë lista zgjerohet me 3 filma të tjerë: “Logan”, “Boss Baby” dhe “Lufta për Planetin e Majmunëve”.

Sa i takon fitimeve vetëm jashtë Shteteve të Bashkuara, atëherë lista kryesohet nga “The Fate of the Furios”, me mbi 1 miliardë dollarë të fituara, falë popullaritetit të filmit në Kinë.

Një risi këtë vit kishte të bënte me filmat me personazhe kryesore femra, të cilat zunë tre vendet e para. Rei, Bella dhe Wonder woman arritën të bënin atë që nuk ndodhte prej të paktën 37 vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Largimi nga puna! Mënyra profesionale për të lajmëruar dorëheqjen
Previous article Vajza me të pasmet më seksi në botë bëhet e virgjër sërish (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT