Nuk ka ndjesi më të mirë se të pranosh një ofertë pune, për të cilën, të është dashur një kohë dhe mund i madh. Kjo ndjesi vazhdon deri në momentin kur ju gjeni diçka tjetër, që ju stimulon më shumë dhe ju duhet t’i thoni drejtuesit tuaj që duhet të largoheni. Çfarë mund t’i thoni atij, për të ruajtur marrëdhënien tuaj të deritanishme? Si mund ta presë ai këtë lajm? Si duhet të siguroheni ju, për të bërë një zhvendosje sa më me takt, në momentin kur i keni treguar atij se duhet të largoheni? Këto pyetje kalojnë në mendjen e gjithsecilit, që ka menduar për të lënë një punë, e për të shkuar te një që i siguron më shumë të ardhura, e një qetësi më të madhe psikologjike.
1.Tregojani vendimin eprorit tuaj, personalisht (nëse është e mundur)
2.Shprehni mirënjohjen tuaj të thellë për kohën e shpenzuar në kompani
3.Njoftoni largimin, të paktën, dy javë para


