• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Standarti i drejtësisë: një krahasim i rasteve “Meta” dhe “Tahiri”
Home
Breaking News

Standarti i drejtësisë: një krahasim i rasteve “Meta” dhe “Tahiri”

20 October, 2017 Editor Breaking News

Procedura e Prokurorisë që i kërkon Kuvendit dhënien e lejes për Saimir Tahirin është e treta në historinë parlamentare të Shqipërisë që nga viti 1991.

Në dy rastet e para kur uu arrestuan deputetë; në vitin 1993 me Fatos Nanon dhe 1994 me Arben Likën, prokuroria kërkoi vetëm heqjen e iimunitetit ddhe i arrestoi pa kërkuar leje në Kuvend, megjithëse e ka pasur që atëherë etyrë Kushtetuese.

Rasti i parë i kësaj leje ishte Mark Frroku, mbi të cilin kishte një vendim gjykate që e kishte dënuar për vrasje. Rasti i dytë ishte për Armando prengën, për të cilin kishte vendim gjykate se qëlloi me pistoletë ndaj një shtetasi dhe rasti i tretë është me Saimir Tahirin sot.

Por nuk është hera e parë që Prokuroria kërkon procedimin ndaj deputetëve dhe nëse i referohemi periudhës para vitit 2013 nuk ka pasur kaq kollaj leje për të “punuar” e lirë drejtësia.

Për ta ilustruar këtë po marrin rastin më të bujshëm të janarit të vitit 2013, rast që shkaktoi edhe protestën e 21 janarit, ku u vranë nga armët e Gardës së Republikës 4 qytetarë.

Pra bëhet fjalë për rastin e Ilir Metës.

Në janarin e 2011-s, emisioni Fiks Fare transmeton një video të servirur nga i ndjeri Dritan Prifti, ku ishte xhiruar, Prifti në atë kohë Ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës, si dhe kryetari i partisë së tij, Ilir Meta.

Kreu i LSI foli për përqindje dhe nddarje pazaresh por edhe gjëra të tjera.

Prokuroria e atëhershme, e drejtuar nga Ina Rama i kërkoi Parlamentit të hetonte Metën, që ishte dorëhequr nga posti i Zv.kryeministrit por ishte deputet.

Meta vetë kërkoi të hetohet dhe u bëri thirrje deputetëve të kërkonte heqjen e imunitetit, pasi atëherë nuk mund të nisnin hetimet ndaj një deputeti, pasi kishte imunitet e sot nuk e ka një të tillë asnjë zyrtar shteti. Por Meta e mohoi se ishte zëri i tij që kishte kërkuar 7% port ha se videoja ishte e montuar.

Parlamenti e dha OK vetëm për heqjen e imunitetit. Prokuroria më pas kërkoi nga Gjykata e Lartë që të niste procedurat hetimore.

Si provë paraprake nxori video-regjistrimin e famshëm.

Pas kërkesës së prokurorisë, mbahet mend darka e famshme në shtëpinë e Ilir Metës me Kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha, që u mor si mbështetje politike e aleatit të tij.

Gjykata e Lartë, anëtarë të së cilës ishin edhe me konflikt interesi, kërkuan që video regjistrimi  i plotë të certifikohej nga ekspertë. Prokuroria e Përgjithshme me ndihmën edhe të ambasadës amerikane solli një ekspert nga SHBA që ishte i njohur pasi përdorej nga FBI dhe gjykatat amerikane për të certifikuar materialet audiovizive.

Gjykata e Lartë nuk e mori për bazë kërkesën e Ina Ramës dhe nuk e pranoi ekspertin amerikan.

Ajo zgjodhi tre ekspertë të tjerë, njëri ndër të cilëve inxhinier elektronik por kushëri i parë i Genc Pollos.

Të tjerët ishin diplomuar në Universitetin Kristal.

E përbashkëta e të treve ishte se ata ishin nëpunës të shtetit dhe jot ë pavarur.

Në fund, këta ekspertë vendosën se video-regjistrimi ishte i montuar.

Pas kësaj Gjykata e Lartë vendosi që të pezullojë hetimin për Ilir Metën dhe Prokuroria ishte e detyruar të mbyllte dosjen. Kështu përfundoi e gjitha çështje dhe kreu i LSI-së me votat e të gjithë gjyqtarëve të Lartë minus njërit doli i pafajshëm.

Në rastin e Saimir Tahirit, Prokuroria mund ta kishte hetuar ish-ministrin pa pasur asnjë problem. Saimir Tahiri që në vitin 2014 e la mandatin e deputetit.

Me Kushtetutën e Republikës, ministr dhe deputeti nuk ka imunitet për tu hetuar.

Megjithatë, Saimir Tahiri, që nga muaji mars 2017 nuk ishte as deputet dhe as ministër. Pra Prokuroria ishte e lirë ta hetonte, t’i bënte kontroll banese, ta përgjonte, ta arrestonte ish-ministrin dhe të çonte dosjen në gjykatë.

Nuk e bëri. Kjo ndodh vetëm sot, kur Tahiri është deputet dhe Prokuroria menjëherë kërkon arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, i cili nuk u zgjodh në qeverinë “Rama 2”.

Adriatik Llalla është në fundin e mandatit të tij si Kryeprokuror dhe muajin tjetër duhet të largohet.

Po ashtu e gjithë armata e Prokurorrëve të Krimeve të Rënda do të duhet të dalin në vetting, ndërkohë vetë institucioni shkrihet dhe zëvendësohet nga SPAK apo Prokuroria Speciale.

Që do të thotë nuk do të jenë këta prokurorë që të hetojnë dosjen Tahiri. Nëse do të duhej një hetim i plotë i çështjes, mjafton të kopsitet dosja dhe të dorëzohet në gjykatë; nëse ka prova nuk ka sit ë bllokohet asgjë. Aq më shumë që një nga personat e përfshirë, Moisi Habilaj ndodhet tani i arrestuar në Itali.

Nejse gjithsesi, asgjë nuk dduhet paragjykuar dhee duhet pritur i plotë hetimi. Nxitimi për ta arrestuar Tahirin duket si jo shumë adekuat. Në dosjen që ka shkuar në Kuvend, Prokuroria thekson se dyshimet e lidhjes Tahiri-Habilaj i ka pasur. Po pse nuk e arrestoi nga marsi deri në shtator kur ish-ministri nuk ishte as deputet?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historitë tragjike të 62 ministrave të Brendshëm të Shqipërisë
Previous article Sarah, gruaja që donte të jetonte mirë

Editor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT