• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SQARON Brataj: Varianti “DELTA” s’është agresiv, por përhapet shpejt! I ngjashëm me…
Home
Breaking News

SQARON Brataj: Varianti “DELTA” s’është agresiv, por përhapet shpejt! I ngjashëm me…

7 July, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Instituti i Shëndetit Publik theksoi se në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin ‘Delta’, i koronavirusit, i cili tashmë është përhapur me shpejtësi dhe në vendet Rajonit. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Report Tv pohoi po ashtu se nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por më qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të turistëve shumë shpejt mund të jetë prezent edhe në vendin tonë.

‘Deri në këtë moment nuk ka të konfirmuar asgjë për sa i përket variantit ‘Delta’. Besoj se shumë shpejt do të vij tek ne, fakti që jemi disi të qetë është fakti se nuk ka raste, por lëvizja e qytetarëve dhe rastet në Rajon, do të shfaqet dhe në vendin tonë. Mutacioni ‘Delta’ i COVID-19, dhe është varianti indian.’- tha Brataj.

Mjeku zbuloi edhe disa nga simptomat që ka varianti ‘Delta’, ku nënvizoi se përhapet me shumë shpejtësi, dhe se ka një ngjashmëri me ftohjen normale. Qytetarët e infektuar mund të ndjejnë dhimbje koke, fyti, rrufë, por në ndryshime nga varanti i mëparshëm i COVID, nuk humbet shijen dhe nuhatjen. Brataj tha se nuk është agresiv, por fakti që përhapet shumë shpejt, rrit numrin e personave të infektuar. Mjeku thekson se me shfaqjen e simptomave duhet të bëhet testi anti-COVID.

“Që nga prilli i këtij viti me hyrjen e variantit ‘Delta’ dhe ka një ndryshim për sa i përket përhapjes dhe periudhës së inkubacionit, ka më shumë ngjashmëri me një ftohje normale, është me dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë dhe sekrecione dhe është i ngjashëm më ftohjen. Një interpretim i gabuar i këtyre simptomave është me pasoja. Nuk përsëritet simptoma e humbjes së shijes dhe nuhatjes që ishte tipike i variantit të parë COVID. Nuk është më agresiv, por ka një përhapje të madhe, pasi përhapet me rrugët e frymëmarrjes, nëse dikur duheshin 15 min në këtë kohë, flitet se koha është shumë e shkurtër në krahasim me më parë, mjaftojnë pak minuta të infektohesh dhe të përhapet virusi. Është tipike si gripi të shfaqen simptomat. Me shfaqjen e simptomave menjëherë duhet të bëni testin.’- tha Brataj.

Brataj tha se personat e vaksinuar, janë më pak të riskuar që të preken nga varianti ‘Delta’ dhe se zgjidhja e vetme është vaksinimi masiv i popullsisë. Po ashtu Brataj tha se nuk flitet për momentin për masa të tjera. Mjeku tha se edhe nëse do të kishte shifrat të larta infektimi, do të jenë asimptomatikë

‘Tipike është fakti që personat jo të vaksinuar janë shumë më të prekshëm nga ky variant. Duhet të ketë një pjesëmarrje masive për vaksinimin, i vetmi çelës i suksesit është vaksinimi në masë. Ardhja e virusit nuk përjashtohet, por në këtë moment nuk flitet për masa të tjera. Nëse prania e Deltës do të vërtetohet do të merren masa të kontrollohet, pa krijuar një shtrëngim masash të reja, do të përballohet deri sa strukturat shëndetësore janë në gjendje të përballojnë. Mendoj se virusi ka shpeshtim, por është më pak virulent. Është fat i mirë që temperaturat janë të larta edhe nëse do të ketë përhapje do të jetë e kontrolluar. Rreth vjeshtës duhet të kihet më kujdes. Mendoj edhe nëse do të kishte shifrat të larta infektimi, do të jenë asimptomatikë. Kjo pasi stina në të cilën kemi shumë avantazhe karshi virusit.’- tha Brataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEN TË KALUARËN E TIJ TEK "ZONJA E VJETËR"/ Trajneri Sarri: Juventus festoi për vendin e 4-t…
Previous article "E PRISTE PREJ 20 VITESH"/ Momenti magjik i Jorginho-s, menaxheri fikson çmimin dhe pret një ofertë…

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT