• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’PO PUNON MIRË ME PENSIONISTËT”/ Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Home
Politikë

“S’PO PUNON MIRË ME PENSIONISTËT”/ Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

11 January, 2025 s.autor Politikë

Qeveria socialiste ka bërë për pensionistët më shumë se kushdo tjetër, u shpreh kryeministri Edi Rama, në episodin e radhë të rubrikës së tij në “Facebook”, “Sy m’sy”.

Sipas kreut të qeverisë, e majta realizoi reformën e pensioneve dhe “mundësoi për këdo që ka dalë në pension 10 vitet e fundit, të ketë një pension më të lartë se 10 vite më parë”.

“E mira s’ka fund dhe borxhi i kësaj shoqërie ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit, nuk lahet kurrë. Por, nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e Partisë Socialiste. Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve. Mundësoi që kush ka dalë në pension 10 vitet e fundit, merr një pension konsiderueshëm më të lartë se 10 vite më parë. Është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 milionë euro si bonus për vitin e ri. Për herë të parë, do të japë edhe një bonus të dytë në pranverë dhe do të mbajmë dy bonuse, këto janë fakte të kujdesit të vazhdueshëm për pensionistët”, tha Rama.

Rama kritikoi edhe kryedemokratin Sali Berisha dhe kundërshtarët e tjerë.

“Të tjerët, ata që s’kanë dhe s’do kenë asgjë në dorë, që nga një katran i madh te ca katranë të vegjël, pa cipë e pa Nishan, ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, si trashëgimtarë të denjë të politikës së Sudes. Pensionistët nuk e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li, e dinë aritmetikën më mirë se sa Lulat e rinj, e kanë më të qartë se kushdo tjetër që ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne, ky vend as ka pasur, as nuk gjen dot dhe për 10 vite të tjera njëherë, pa diskutim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR MË PARË PËR VRASJE NË GJERMANI/ Arrestohet një person në Tiranë, çfarë iu gjet në banesë (EMRI)
Previous article ÇFARË NDODHI NË LOKALIN NË FIER? Fëmija 9 vjeç pa të atin të mbuluar me gjak! Nëna u largua me të dashurin...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT