Kryeministri Edi Rama ndryshe nga ditët e fundit që ka sjellë zërat e artistëve të njohur që kërkojnë ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, sot ka sjellë gjendjen reale të godinës. Përmes një videoje që tregon kushtet e godinës dhe amortizimin në cdo cep, Rama shkruan ‘s’po flas fare për çfarë do të shihni e gjykoni vetë’.
Ndërsa më pas ka publikon pamjet nga transformimi që ka pësuar Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit pas rikonstruksionit. Duke bërë krahasimin mes dy godinave, dje kryeministri u shpreh se së shpejti Shqipëria do të ketë edhe Teatër të Ri Kombëtar. Por opozita dhe një grup artistësh e kundërshtojnë.
MIRËMËNGJES 😃dhe s’po flas fare për çfarë do të shihni e gjykoni vetë, duke ju uruar një të dielë të bukur😊
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 3. August 2019


