• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Histori reale nga Burreli/ Spitali pa gjinekologë, një grua lindi rrugës teksa dërgohej në Tiranë
Home
Sociale

Histori reale nga Burreli/ Spitali pa gjinekologë, një grua lindi rrugës teksa dërgohej në Tiranë

16 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pesë mjekë nga QSUT-ja dhe spitali “Koço Gliozheni” në Tiranë, kanë nisur sistemin e patronazhimit pranë spitalit “Xhavit Mara” në Burrel dhe Spitalit Rajonal në Dibër. Zëvendësdrejtoresha e QSUT-së, duke prezantuar tre mjekët specialistë në spitalin e Peshkopisë, u shpreh se është krijuar një sistem i plotë patronazhimi në të gjithë vendin.

Ajo tha se në Dibër është caktuar një kirurg, një anestezist dhe një mjek infeksionist. Sipas Mirela Hasanit, çdo javë, specialistë të këtij rangu do të jenë pranë banorëve të Dibrës.

Ndërkohë, pas afro gjashtë muajsh në maternitetin e Burrelit është kryer operacioni i parë nga mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” të Tiranës, të cilët i janë bashkuar sistemit të patronazhimit në spitalin e Burrelit.

Mjekja obstetër-gjinekologe, Nazmie Ceni, së bashku me mjekun Ervis Vata, kanë realizuar edhe operacionin e parë pas rikthimit të shërbimit në këtë maternitet.

“Sot është dita e dytë e punës sonë këtu në maternitetin e Burrelit. Ekipi paraardhës ka bërë tri lindje spontane. Ne mundësuam një lindje me operacion. Operacioni vajti mirë, ka lindur djalë. Shpresoj të na shkojë mirë puna edhe në të ardhmen dhe lindjeve që do jenë më pas”, u shpreh Nazmie Ceni, mjeke obstetër- gjinekologe.

Muaj më parë, gratë shtatzëna të Matit transportoheshin për të lindur në Lezhë ose Tiranë.

Madje, gjatë një udhëtimi, një grua lindi rrugë, në afërsi të Milotit teksa dërgohej në maternitetin e Lezhës. Prej kohësh, ishte dhënë alarmi edhe nga drejtorët e mëparshëm të këtij spitali për mungesën e mjekëve specialistë, kryesisht atyre obstetër-gjinekologë.

Mungesa e tyre kishte vënë në vështirësi qindra gra shtatzëna, të cilat detyroheshin t’i niseshin kryeqytetit e Lezhës jo vetëm për lindje, por edhe për kontrollet rutinore, që kryhen për mbarëvajtjen e shtatzënisë së tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si në filma! I biri fle rrugëve, ndërsa babai është këngëtar i njohur dhe... (FOTO)
Previous article Testi i fundit, rival kazak për Kamzën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë Aktualitet

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë Aktualitet

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT