• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Spiropali mbledhje me FRESSH: “E patë si e hodhi Monika çizmen? Jua tregoj unë arsyen e vertetë…”
Home
Shqipëri

Spiropali mbledhje me FRESSH: “E patë si e hodhi Monika çizmen? Jua tregoj unë arsyen e vertetë…”

10 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Në selinë e PS, është duke u zhvilluar takimi i koordinatores për bashkëqeverisjen e PS, Elisa Spiropali me strukturat e FRESSH ku kjo e fundit ka kërkuar mobilizim të të gjithë të rinjve, të mbushin pallatin e sportit që të sfidojnë po ashtu edhe protestën e opoztës të 27 janarit.

Por komentet më pikante të Spiropalit kishin të bënin me mungesën e vlerësimit që sekretarja socialiste ka për vajzat deputete të LSI, kolege të saj, në Kuvendin e Shqipërisë.

“Dhe në parti të tjera ka të rinj, por janë ushtarë, i keni parë ato vajzat që ka futur LSI në Parlament? I keni parë sesi janë? Të jesh i ri, nuk është vlerë, por të kesh risi, dhe të sjellësh risi, është një vlerë”, tha Spiropali në fjalën e saj, raporton newsbomb.al.

“Ne fituam vetëm dhe u kërkuam njerëzve të na besonin. Të na besonin se do të hiqnim pazarxhinjtë dhe tepsixhinjtë nga administrata”, vazhdoi analizën Spiropali, duke iu referuar sërish zyrtarëve të LSI-së, e cila ka qenë forca aleate qeverisëse e PS, në mandatin e kaluar.

“Ne do të vlerësonim meritën te njerëzit. Njerëzit na besuan, dhe ne duhet tua kthejmë këtë besim” tha Spiropali ku u foli për rëndësinë e celjes së negociatave me BE.

“Kanë dalë disa forca politike që duan të kthejnë pas Shqipërinë. E tregojnë me aksione në Parlament, por edhe në forma të tjera.

Pse kujtoni ju se i hodhi çizmet ajo në Parlament? Apo tymin? Se nuk donin prokuroren? Jo, sepse janë kundër reformës” tha Elisa Spiropali para të rinjve.

“Ndaj në 14 janar ne duhet të provojmë që kemi entuziazëm dhe që rinia është me ne. Të sfidojmë protestën e 27 janarit, të atyre, sepse janë njerëz të diskretituar që duan të diskretitojnë edhe Shqipërinë.

Ky duhet të jetë vizioni jonë. Nuk është cështja te një ditëlindje formale, por vlerat që ne perfaqësojmë. Dhe FRESSH duhet të jetë I qartë pse e mbështet këtë forcë politike.

Ky do të jetë motivimi dhe kjo do të bëjë dallimin me forumet e tjera” tha Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pakistanezët protestojnë kundër dhunimit dhe vrasjes së vajzës tetë vjeçare
Previous article Fino dorëzon mandatin e deputetit. Gati platforma për të "sfiduar" Armando Dukën

g.autor

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT