• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Spiro Duni sjell një portret familjar në “arTurbina”
Home
Kulturë

Spiro Duni sjell një portret familjar në “arTurbina”

14 January, 2019 k.autor Kulturë

Ishin javë gushti ato që do të zbulonin portretin tragjiko-komik të një portreti familjar, por në skenën e Teatrit Kombëtar, zhvendosur në “arTurbina”, ai pritet të shfaqet së shpejti.

“Gusht: Portret familjar” është drama me tri akte shkruar nga dramaturgu amerikan Tracy Letts, që do të ngjitet në skenë si premierë nën regjinë e Spiro Dunit.

Aktorët Luli Bitri, Flaura Kureta, Elia Zaharia Zogu, Eva Alika, Myzafer Zifla, Neritan Liçaj, Dritan Boriçi, Jani Riza, Niada Saliasi, Margent Çaushi etj., ndërtojnë historinë e ndërlikuar të një familjeje të ditëve tona, ku kriza e prindërve trashëgohet në jetët e fëmijëve, të cilët nuk arrijnë të ndërtojnë një familje të vetën, të shëndoshë. Nuk është hera e parë që regjisori Spiro Duni ndalet në portrete të tilla familjare, që zbulojnë krizat dhe problematikat e familjeve moderne: mungesa e besimit, dështimet profesionale që shndërrohen në mollë sherri për çiftet, pamundësia për t’u ngritur pas rënieve, tradhtitë, varësia nga alkooli, qetësuesit dhe drogat, ftohtësia familjare, raportet e komplikuara prind-fëmijë, braktisja etj.. Edhe pse këto lloj veprash nuk janë ato që mbledhin rreth vetes shumë publik, regjisori Duni është i bindur se ato flasin dhe japin më shumë për publikun. Pavarësisht dozës së dramacitetit që rrethon jetët e pjesëtarëve të kësaj familjeje, nuk mungojnë edhe notat e komizmit, ashtu si është vetë jeta, e ëmbël/e hidhur.

 

HISTORIA

“Gusht: Portret familjar” është një prej historive të shumta të familjeve të shkërmoqura. Siç ndodh rëndom, do të duhej një dasmë apo një vdekje që t’i mblidhte të gjithë bashkë pjesëtarët e familjes. Por në këtë rast është një vdekje ose më saktë, zhdukja e burrit të familjes Beverli Ueston bashkë me barkën e tij, në Oklahoma. Një poet i dështuar dhe i alkoolizuar, Beverli është kujdesur që përpara se të zhduket, t’i gjejë së shoqes, Violetës, që vuan nga një kancer në gojë dhe është e shkatërruar nga varësia ndaj qetësuesve dhe drogave, një kujdestare. Drama hapet pikërisht me këtë prezantim. Javë më pas, në gusht, një nga një anëtarët e familjes fillojnë të vijnë në shtëpi. Në krye të tryezës është Violeta, një grua që përveçse e sëmurë, shpesh jo e kthjellët për shkak të qetësuesve, por edhe noprane, e ashpër, e pakënaqur me të bijat (Ivi, Barbara dhe Karen), të cilave nuk përton t’ua vërë në dukje herë pas here defektet e tyre, dështimet apo atë që ajo e konsideron si braktisje. Do të duhej ky grumbullim për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit, për të hapur ‘kutinë e pandorës’ dhe për të zbuluar plagët e vjetra familjare, përplasjet mes prindërve dhe fëmijëve… Dhe në fund sërish largimi dhe Violeta do të mbetet vetëm me zemërimin e saj dhe shërbyesen e saj indiane. Dhe vepra mbyllet me një varg të një poezie të Tomas Eliotit, vëllimin e të cilit Beverli ia jep shërbyeses që punësoi: “Kjo është mënyra se si bota merr fund”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONAKO NUK NDALET NË MERKATO/ Pas Fabregasit transferon një tjetër futbollist të Çelsit
Previous article KOPJA E MAMIT/ Rudina Magjistari dhe e bija shijojn rënien e dëborës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT