Kur ka mbushur një vit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, situate për Donald Trump nuk është fort pozitive.
Sidomos pas daljes në skenë të librit “Zjarr dhe tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump”, por dhe historisë me pornostaren Stormy Daniels, të cilën raportohet se e ka paguar 130 mijë dollarë, në mënyrë që të mos fliste.
Michael Wolff, autori i librit që tronditi Shtëpinë e Bardhë, aludon se aktualisht, Donald Trump ka një aferë brenda Shtëpisë së Bardhë.
Disa media shkruajnë se femra e përfolur për një aferë me Trump në Shtëpinë e Bardhë, është 42-vjeçarje Hope Hicks, aktualisht drejtoreshë e Komunikimit.
Nëse kjo gjë do të vërtetohej, do të kishim të bënim me një skandal të madh, të ngjashëm me atë të Bill Clinton dhe monika Levinskit.
Këto histori duket se kanë sjellë edhe ftohjen me bashkëshorten e tij, Melanie, e cila nuk ka postuar asnjë mesazh me rastin e 13-vjetorit të martesës.
Madje, raportohet se ata nuk kanë pasur një darkë romantike për 13-vjetorin e martesës së tyre, ndërkohë që Melanie ka vendosur të anulojë udhëtimin me të shoqin në Davos.